Kosove Edita Tahiri do te drejtoje bisedimet me Serbine

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka emeruar sot zevendeskryeministren e tij Edita Tahirin udheheqese te delegacionit te Republikes se Kosoves per dialogun per ceshtje praktike me Republiken e Serbise.
Ne nje njoftim te zyres se kryeministrit Thaci thuhet se dialogu si shtete te pavarura dhe sovrane me te gjitha shtetet fqinje perfshire Republiken e Serbise dhe zgjidhja e problemeve praktike ne te mire te te gjithe qytetareve te rajonit eshte vlere dhe standard evropian.
Kryeministri Thaci ka shprehur bindjen se keto bisedime qe nuk do te kene te bejne me statusin e Kosoves dhe teresine e saj tokesore do te perfundojne me njohjen e ndersjelle ndermjet Kosoves dhe Serbise.
Pavaresia e Kosoves qe eshte njohur deri tash nga 75 vende te botes vazhdon te kundershtohet nga Serbia e cila synon qe nepermjet ketyre bisedimeve te arrije sic thuhet nje kompromis me te cilin do ti jepej fund konfliktit historik ndermjet serbeve dhe shqiptareve.
Bisedimet do te ndermjetesohen nga Bashkimi Evropian.