Komisioneret zonale Ristani Vendimi i pakthyeshem. Do tI japim kohe PS per emra te tjere

Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për komisionerin e katërt jopolitik është i pakthyeshëm.
Megjithatë sipas kryetarit Ristani, PS-së dhe PBDNJ- së do i jepet një kohë e dytë për të sjellë kandidaturat e saj për KZAZ-të.
“Ligjërisht nuk ka më kohë. Afati ligjor ka mbaruar. KQZ është duke diskutuar mundësitë që edhe në një kohë të dytë ta lerë derën hapur për të parë mundësitë e riparimit të kësaj situate. Në rast se do të kujtohen për ta zbatuar ligjin çështja është që sa më vonë të kujtohen aq më e vështirë bëhet për t’I lënë të gjitha vendet për ta” tha Ristani.
Nëse PS sjell kandidaturat për komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve, asaj tashmë do t’i takojnë vetëm tre komisionerë në KZAZ-të ku ka kryesinë dhe dy në ato ku ka minorancën. I pyetur për akuzat për shkelje të kodit, Ristani përgjigjet: “Absolutisht nuk është shkelur kodi zgjedhor. Jemi para faktit nëse do të arrijmë t’i organizojmë zgjedhjet ashtu siç duhet apo jo. Duke iu referuar kushtetutës dhe përdorimit me analogji të të drejtës që ka KQZ në ditën e zgjedhjeve për ta shtrirë dhe më përpara kësaj dite ne morëm vendimin që morëm”.
KQZ regjistroi të enjten PD-ne dhe LDK-në si subjekte politike. Ndërsa të premten do të vendosë nëse për zgjedhjet e 8 maijit do të blejë 6000 kuti të reja të materialeve zgjedhore me vlerë rreth 180 mijë dollarë apo do të riciklojë ato ekzistuese, duke përdorur dy modele të ndryshe kutish.
Elona Gjylmi