PD PS po perbalt procesin

“Sot z.Rama vazhdoi sërish përpjekjet për të përbaltur proçesin zgjedhor. Të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se këto zgjedhje ishin të ndershme, të lira, transparente dhe zgjedhjet më të mira që janë bërë në Shqipëri, ku gjithçka u shfaq drejtpërdrejt në ekrane. Në këto zgjedhje morën pjesë 1 milionë e 600 mijë qytetarë duke bërë që zëri i tyre të dëgjohej, një pjesëmarrje rekord përsa i përket zgjedhjeve lokale. Komuniteti Ndërkombëtar i ka vlerësuar këto zgjedhje në mënyrë të përsëritur. Demokracia nuk është në rrezik kur numërohet çdo votë, demokracia vihet në rrezik nëse nuk dëgjohet zëri i qytetarëve”, deklaroi Tabaku.
“Demokracia funksionon më lehtë kur ka një diferencë të konsiderueshme në rezultat, por demokracia provohet kur ka një rezultat të ngushtë dhe këto zgjedhje në Tiranë treguan forcën e demokracisë dhe të institucioneve të pavarura, duke ndjekur rrugën e ligjit që mundësoi dëgjimin e zërit të çdo qytetari. Më shumë qytetarë votuan për kandidatin e Aleancës për Qytetarin që të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, por më e rëndësishme se kjo, është fakti se u dëgjua zëri i çdo qytetari. Kjo është arsyeja pse të gjithë qytetarët në Shqipëri po pyesin: Përse z. Rama kërkon të mbysë zërin e qytetarëve? Përse z.Rama nuk pranon rezultatin e demokracisë?”, theksoi ajo.