PD-PS, raport të përbashkët në Kuvend për mandatin e Seserit

Jozefina Topalli
Maxhoranca dhe opozita duket se kanë gjetur një zgjidhje për çështjen e mandatit vakant të socialistëve.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, të dyja palët kanë rënë dakord për hartimin e një raporti të përbashkët, i cili do të paraqitet nesër për votim Kuvendit.
Fillimisht kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka që kërkuar që ti propozohet Kuvendit pranimi i dorëheqjes së Gjon Bardhit, aktualisht kryetar i Bashkisë së Krujës.
Bardhi, i cili është deputeti i radhës në listën e PS-së, ka refuzuar të zërë vendin e mbetur bosh pas largimit të Rudina Seserit, me argumentimin se dëshiron të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut. / G.N.