E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati, PD-PS raport të përbashkët Kuvendit

Këshilli i Rregullores dhe Imuniteteve

TIRANE- Pas shume debatesh dhe qendrimesh te kunderta, Keshilli i Mandateve ka vendosur me konsensus te hartoje nje raport te perbashket PD-PS per rastin ‘Seseri”, i cili do te kaloje per votim ne seancen e neserme te Kuvendit.

Me pas, qe te mos kete me te tilla probleme do t’i lihet Komisionit te Reformes Zgjedhore. Ne mbyllje te mbledhjes, Kastriot Islami ka deklaruar per mediat ecurine e takimit dhe vendimet e marra.

“U miratuan disa momente, që ky mandat nga pikëpamja ligjore i takon PS-së. E dyta që ky problem të zgjidhet me shpejtësi dhe mos të ketë asnjë zvarritje dhe e treta: mbi bazën e propozimit të anëtarëve të PD-së që kjo çështje ti çohet Kuvendit për ti marrë vendimin përfundimtar për ta kthyer në KQZ që kjo çështje specifike të mos përsëritet tha Islami.

Fillimisht, maxhoranca në Këshillin e Mandateve ka kërkuar që t’i propozohet Kuvendit pranimi i dorëheqjes së Gjon Bardhit, i cili ka refuzuar të zëvendësojë deputeten Rudina Seseri, duke zgjedhur të mbajë detyrën e kryebashkiakut të Fushë Krujës.

Këshilli i Mandateve eshte mbledhur ne mesditë për të marrë në shqyrtim rastin e per te diskutuar per pasuesin e Seserit.

Maxhoranca dhe opozita janë përfshirë në një debat të fortë politik me akuza dhe kundërakuza. PS ka akuzuar vazhdimisht maxhorancën se po kërkon t’i marrë mandatin e deputetit, gjë që është hedhur poshtë nga grupi parlamentar i PD-së dhe vete kreu i qeverise. Sipas tij opozita t’i drejtohet Gjykates per rastin ne fjale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›