PD-PS replika pas deklaratave të Ramës
TIRANE – Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë replikuar me njëra tjetrën pas deklaratave të liderit socialist Edi Rama. Lideri i opoyzitës ka deklaruar nga Elbasani se do ti rikthehet protestave nëse nuk zgjidhet kriza politike, ndërkohë që është bërë shënjestër e PD. Zëdhënësja Erla Mëhilli ka akuzuar sot liderin e opozitës se po shfrytëzon kohën e dialogut për të kërcënuar dhe jo për të gjetur zgjidhje.
“Edvin Kristaq Rama ka zgjedhur pikërisht kohën e dialogut dhe të tryezës për të kërcënuar qeverinë dhe vendin me protesta dhe madje me skenare famëzeza të vitit 97”, theksoi Erla Mëhilli, zëdhënëse pranë PD-së.
Ajo shtoi se “Edvin Kristaq Rama dhe pinjollët e bllokut zgjodhën për shpalljen e platformës së rrebelimit komunist të vitit 97 ndrikullën e organizatës terroriste “Hakmarrja për Drejtësi” për të cilën u publikuan para 2 javësh dokumente që provojnë anëtarsinë familjare të saj në këtë organizatë”. Më tej, Mëhilli tha se Partia Demokratike rikonfirmon edhe një herë garancinë se do të jenë ata dhe lidhjet e tyre kriminale që do të përballen me vendosmërinë dhe forcën e ligjit për cdo dhunim të tijë.
Menjëherë pas deklaratave të Mëhilit vjen edhe reagimi i Partisë Socialiste. Replikat vijnë nëpërmjetë zëdhënës Armela Imeraj, e cila përsërit edhe njëherë qëndrimin se nëse nuk hapen kutitë, populli do ti rikthehet protestave. “PD të mos cuditet nga deklaratat tona. Rruga e vetme që duhet të ndjekin është hapja e kutive, pasi kemi të drejtë të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve” – thekson Imeraj.
(m.a/BalkanWeb)