E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e bankës,1 mln lekë shpërblim për cdo informacion

TIRANE- Policia e kryeqytetit ofron një shpërblim prej 10 milionë lekësh të vjetra për këdo që jep informacionin e duhur që do të conte në prangosjen e personave që kanë kryer mëngjesin e sotëm grabitjen e filialit të një prej bankave pranë rrugës 'Myslym Shyri'.

Përmes një njoftimi zyrtar policia bën të ditur se kushdo që ka informacion të vlefshëm mund ta përcjellë atë në numrat e policisë 129 dhe 069 41 04 111. Ndërkaq bëhet e ditur se duke marrë shkas nga kjo vjedhje, policia e Tiranës ka marrë menjëherë një sërë masash organizative në bashkëpunim me Shoqëritë e Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike si dhe me Punonjësit e Sigurimit të Brendshëm të Bankave të Nivelit të dytë, me qëllim garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit bankar. Nga hetimet paraprake të grupit hetimor rezulton se, autorët e kësaj vjedhje kanë qenë me maska dhe duke përfituar nga pakujdesia e punonjësit të sigurimit të bankës, i cili në momentin e vjedhjes nuk ka qënë në vendin e planizuar me shërbim.

Grabitja e Bankës ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08: 40 kur punonjësit e saj sapo kanë hapur filialin. Mësohet se grabitësit kanë kërcënuar me armë punonjësit e bankës për ti dhënë të gjithë paratë që ndodheshin në gjendje në ato momente. Grabitja ndodhi në filialin e BKT në rrugën Myslym Shyri, vetëm pak metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›