Wollfarth: Duhet stabilizim institucional, KQZ e plotë të jetë në krye të axhendës së partive
TIRANE – Pas apelit të ambasadorit amerikan Arvizu, që seanca e pritshme e kuvendit të shfrytëzohet edhe për zgjidhjen e situatës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, edhe ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth, konsideron se funksionimi i plotë i institucionit zgjedhor duhet të jetë në krye të angazhimeve të partive politike.
“E kam përmendur se të pasurit një KQZ-je të plotë duhet të jetë në krye të axhendës së partive. Ajo ç’ka është me ë rëndësishme është se ndjej të ketë një lloj sensi konstruktiviteti në këto ditë afër zgjedhjeve. Sigurisht që zgjedhjet dhe përgatitja e zgjedhjeve janë një element që përfshijnë KQZ. Por ajo çka ndihmon shumë është që partitë politike apo liderët politikë të flasin për atë çka do të ndodhë pas 23 qershorit. Unë uroj që të ketë një vendim sa më herët që të jetë e mundur nga parlamenti, duke pasur parasysh sa e rëndësishme është hapja e rrugës drejt BE-së dhe për këtë duhet një lloj stabilizimi institucional. Unë do të doja të theksoja se kjo është më tepër një dëshirë nga unë, si një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe jo një apel. Gjithçka, çdo lloj vendimi që do të merret në parlament, jam i bindur se do të jete vendimi i duhur, vendim sovran dhe do të jetë në të mirë të Shqipërisë. Sigurisht që miratimi i tre ligjeve është i rëndësishëm por po aq i rëndësishëm është edhe lufta ndaj korrupsionit krimit etj. Kjo ndjesia e një lloj konstruktiviteti bëhet gjithnjë e më e dukshme dhe unë thjesht do të doja të shihja më shumë.”- u shpreh Wollfarth.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur disa herë shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e krijuar në KQZ, e cila po funksionon vetëm me 4 anëtarë. Pak ditë më parë Ambasadori Arvizu theksoi se shpreson që partitë politike të shfrytëzojnë mundësinë e mbledhjes së Parlamentit, qoftë për votimin e tre ligjeve apo situatën në KQZ.
Ndërkaq kryeministri Berisha iu dje nga Elbasani thirrjes së ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, duke theksuar se “i respekton mendimet e miqve, por në fund është i detyruar të zbatojë ligjet e vendit”. Në këtë mënyrë kryeministri la të kuptohet se çështja e KQZ-së nuk do të diskutohet në seancën e kuvendit, e cila është thirrur për në 30 maj.
Sot në Tiranë pritet të mbërrijë sërish Drejtori për Europën Qendrore dhe jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.
Ngërçi në KQZ u krijua pas vendimit të mazhorancës për shkarkimin e anëtarit të LSI-së Ilirjan Muho, në kohën kur partia e kryesuar nga Ilir Meta vendosi të dilte nga qeveria dhe të bashkohej me PS-në në koalicionin parazgjedhor. Tashmë socialistët pretendojnë se ndërhyrja sipas tyre e dhunshme e shumicës me zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, mund të riparohet vetëm me një riformatim të Komisionit Zgjedhor. Por demokratët e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, duke akuzuar opozitën se me lënien bosh të vendeve në KQZ kërkon të njollosë procesin zgjedhor.
(er.nu/BalkanWeb)