Tryeza, Rama ne Strazburg per tu konsultuar me eurosocialistet
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste udhëton drejt Strazburgut për të marrë konsultimet e fundit pak ditë para se të ulet në tryezën e negociatave me kundërshtarin e tij politik. Në një konferencë për shtyp sot në mesditë kreu i PS-së Edi Rama informoi udhëtimin në Strazburg dhe takimin atje me “miqtë e Partisë Socialiste Europiane”. “Nesër nisem në Strazburg për takim me miqtë e Partisocialise europiane të cilët janë në kontakt të vazzhdueshëm e thellësisht të angazhuar për të dhënën kontributin e tyre në zgjidhjen e krizës.”- deklaroi Rama nga selia rozë duke shtuar se do në ditët që kanë mbetur do të vazhdojë gjithashtu komunikimin me të gjithë aleatët e frontit opozitar. “E shoh të rëndësishme të theksoj vazhdimin e komunikimit me të gjithë aleatët tanë të frontit opozitar pjesë e këtij procesi në përgatijen jo vetëm të tryezës së dialogut por dhe të gjitha hapave që parashohin zgjidhjen e krizës. “- tha Rama Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama vlerëson mbajtjen e tryezes se dialogut thirrur nga presidenti i Republikes, Bamir Topi por rikonfirmoi edhe një herë kërkesën e hapjes së kutive si kërkesë e patjetërsueshme e opozitës. Sipas Ramës PS nuk kërkon fitore në tavolinë por hetim të zgjedhjeve, ndërkohë që hapja e kutive nuk do të shërbejë për rishpërndarjen e mandateve por për të përmirësuar procesin.(s.g/BalkanWeb)