"Tryeza e Topit e deshtuar, s'e do Berisha"
Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, deklaroi dje gjate nje prononcimi televiziv se nje tryeze e thirrur nga Presidenti Topi per zgjidhjen e krizes, nuk do te funksiononte. "I pari qe do te kundershtoje qe Topi te presidoje nje tavoline, do te jete Sali Berisha, opozita nuk e ka kundershtuar. Dhe kjo braktisje fillon qe ne 2007. Nuk ka bashkepunim te sinqerte dhe tryeza nuk mund te funksionoje", deklaroi Gjinushi. Sipas kreut socialdemokrat, kriza do te zgjidhej me zgjedhje te parakohshme. Ai tha se sekreti eshte te shkohet me qeveri te perbashket dhe teknike. "Zgjidhja publike politike ne kete rast, absolutisht qe eshte. Kjo qeveri nuk e ka legjitimitetin, i themi, hap kutite te vertetosh legjitimitetin. Me raport nuk i del legjitimiteti", vijoi Gjinushi. Sipas tij, rezoluta e Keshillit te Evropes evidentoi se nderkombetaret kane njohur krizen politike ne vend. Ai nenvizoi se vetem nje hetim i paanshem i ketyre te zgjedhjeve, do te nxjerre te verteten e madhe jo vetem per cfare ka ndodhur, por zgjedhjet e radhes, te parakohshmet dhe lokalet te mos behen si zgjedhjet e 28 qershorit. "Perfundimisht nga fundi i shkurtit do te imponohet nje zgjidhje politike, por tashme me e thelle, me e qarte, sepse zgjidhja vjen nga largimi i shkaktareve qe kane cuar ne kete situate. Keshtu qe brenda shkurtit-marsit, do te kete nje zgjidhje", vleresoi kreu i PSD. Ai tha se "edhe ndonje qe ka merak qe do te hyje ne Kuvend, ta dije qe te gjithe do te futen nje dite ne Kuvend, por pa kete qeveri".
Kushtet e PS per bojkotin, qe iu paraqiten mazhorances
Te garantoje kryerjen e nje hetimi parlamentar, te pakushtezuar nga votat e shumices parlamentare, te aspekteve te ndryshme te procesit zgjedhor te 28 qershorit 2009.
Te nise ne menyre te menjehershme percaktimin, identifikimin dhe analizimin e pergjegjesive te qarta institucionale e administrative, ndaj personave te cilet kane perdorur asetet publike ne funksion te fushates elektorale te PD.
Te pergatiten konsensualisht per miratim dhe ndryshimet perkatese ne ligjet qe rregullojne mirefunksionimin e RTSH dhe KKRT.
Te analizoje dhe te percaktoje ne menyre te menjehershme pergjegjesite e qarta institucionale, ndaj personave te cilet kane shkelur ligjin lidhur me trajtimin e shtetasve te denuar me heqje lirie gjate procesit zgjedhor.
Te evidentohen permes nje komisioni te posacem shteteror, te gjitha rastet e largimit nga puna, te te gjithe personave te larguar nga puna per shkak te angazhimit ne fushaten elektorale.
Te rinxise qeverine qe te garantoje transparence te plote per procesin hetimor te vrasjes se deputetit te PS, Fatmir Xhindi dhe zbardhjen perfundimtare te se vertetes.
Perfaqesuesi i LMN tha se ne rastin e shkeljes se vendimit politik, Edi Rama s'mund t'i perjashtoje nga PS: Jemi njerez me kontribute