PD: Prokuroria të hetojë videon me Metën

“Kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryeministri i vendit Z. Sali Berisha vlerëson vendimin e Kryetarit të LSI dhe Zv/Kryeministrit Z. Ilir Meta për të dorëzuar imunitetin e tij parlamentar si dhe për kërkesën e menjëhershme dhe gatishmërinë e tij për t’ju përgjigjur një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes nga organet kompetente”, tha zëdhënësja e selisë blu, Albana Mustafaraj.
Ajo shtoi se kryeministri Berisha i bën thirrje prokurorisë dhe të gjitha organeve kompetente të ndërmarrin hetim të plotë dhe të gjithanshëm për këtë çështje.
“Ai garanton se qeveria e tij do të krijojë të gjitha lehtësirat për hetimin e plotë të saj si dhe për çdo çështje që ka të bëjë me autoritetet dhe administratën e këtij vendi. Z. Berisha dhe Partia Demokratike dënon trukimin e neveritshëm dhe diletantesk për qëllime amorale politike të videos nga kryetari i Partisë Socialiste Z. Edi Rama”, vijoi ajo.
Në fund të kësaj deklarate, Berisha shprehet se ka besim të plotë se të gjitha organet kompetente do të hetojnë çdo detaj të kësaj çështjeje duke bërë që ligji të veprojë njësoj për të gjithë. /S.Ll/Start/
2011-01-12 15:27
[