E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarifat e regjistrimit per Studentet, nuk ndryshojne

Fatjona Mejdini

Tarifat e regjistrimit per te gjithe studentet te cilet do te fillojne universitetin kete vit akademik, do te qendrojne te pandryshuara. Ky ishte premtimi qe beri diten e djeshme kryeministri Berisha, ne mbledhjen e radhes se qeverise. Nga ana tjeter qeveria mori dje vendimin, per hapjen e masterave te nivelit te dyte ne kater universitete publike te vendit. Me kete vendim qeveria plotesoi edhe nje nga kerkesat me emergjente te universiteteve publike, te cilet kerkon celjen e ketyre masterave per vitin akademik 2009-2010.

Tarifat

Kryeministri Berisha ne menyre te prere beri te qarte dje, se tarifa e pranimit te studenteve te rinj ne universitetet publike ne vend, nuk do te ndryshon. Sipas Berishes, te rinjte e te gjithe vendit kane votuar per kushte me te mira arsimi dhe per pasoje nuk mund te rriteshin tarifat per edukimin e tyre. "Nuk do te pranohet asnje rrije e tarifave, pasi per kete, kane votuar edhe te rinjte per ne", theksoi ne menyre te prere kryeministri Berisha. Por ky qendrimin i kryeministrit, bie ne kundershtim me vete kerkesat e universiteteve dhe fakulteteve, te cilet kane kerkuar edhe rritjen e tyre per vitin akademik 2009-2010. Kjo kerkese e perfaqesuesve te universiteteve, ka ardhur si pasoje e rritjes se numrit te studenteve dhe per pasoje krijimin e kushteve te pershtatshme per ta. Prane Ministrise se Arsimit, perfaqesuesit e universiteteve dhe fakulteteve, kishin kerkuar nje rritje tre here me te madhe per pranimin e studenteve. Por mesa duket, keto kerkesa nuk do te gjejne mbeshtetjen e Ministrise, duke qene se ne menyre te qarte, kryeministri kerkoi mosarritjen e tyre.

Masterat

Qeveria miratoi dje, mastera te nivelit te dyte per shume dege, ne kater universitete publike te vendit. Nga vendimi i djeshem i qeverise perfitojne Akademia e Arteve, Universiteti i Tiranes, ai Bujqesor dhe Universiteti Politeknik. Miratimi i masterave erdhi pas kerkeses qe kane bere ne menyre te vazhdueshme, perfaqesuesit e universiteteve dhe fakulteteve ne vend. Nga keto mastera perfitojne studentet, te cilet kane mbyllur nje fakultet, duke studiuar kater vjet per perfundimin e tij. Ky vendim pritet te sjelle nje prurje te madhe te studenteve ne auditore, nisur edhe nga fakti se masterat e nivelit te dyte, kane qene teper te limituara ne vend.

Doktoratura

Qeveria miratoi dje studimet per doktorature ne Fakultetin e Mjekesise Veterinare, te Universitetit Bujqesor te Tiranes, per degen e Mjekesise Veterinare. Kohezgjatja e ketij programi studimesh te doktorates, eshte te pakten tre vite, ku perfshihen edhe 60 kredite per studimet e organizuara. Kuota e pranimit ne kete program studimi per vitin 2009, eshte 30 studente.

Tarifat

Per te ndjekur nje master te nivelit te dyte, nje student duhet te paguaje 100 mije leke ne vit. Kohezgjatja e ketyre programeve, percaktohet nga ana e universiteteve dhe fakulteteve.

Masterat e nivelit te dyte

Akademia e Arteve:

* Kompozicion

* Muzikologji

* Interpretim

* Piano

* Violine

* Viole

* Violincel

* Klarinete

* Flaut

* Muzike dhome

Universiteti Bujqesor i Tiranes

* Teknologji mjedisi

* Menaxhimi i resurseve dhe permiresimi gjenetik i bimeve

* Kontrolli i integruar i paraziteve ne bime

* Hortikulture e qendrueshme

* Shkencat e prodhimit shtazor

* Menaxhimi i ndermarrjeve

* Ekonomi dhe politika agrare

* Zhvillimi rural i integruar

* Menaxhim financiar

* Diagnoze laboratorike

* Klinike veterinare

Universiteti i Tiranes

* Gjuhesi

* Studime letrare

* Shkence e bibliotekave

* Gjeografi fizike dhe mjedisore

* Gjeografi humane dhe rregullim territori

* Kerkime ne edukim

* Kerkim psikologjik.

* Kerkim shkencor ne pune sociale

* Shkenca juridike civile

* Shkencat penale

* E drejta kushtetuese, e krahasuar dhe evropiane

Universitetit Politeknik i Tiranes

* Automatike dhe teknologjite e kontrollit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›