E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Stam: Suedia do te perkrahe Shqiperine ne BE

Suedia, vendi qe ka Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, siguroi se do te perkrahe qeverine ne rrugen drejt integrimit. E ngarkuara me pune e Mbreterise Suedeze ne Tirane, Eliabeth Stam, gjate nje takimi dje me kryeministrin Berisha, i shprehu perkrahjen e plote te Suedise, per integrimin ne BE. Sipas saj dhe Presidenca suedeze, do te vazhdoje te mbeshtese fuqishem perspektiven evropiane te Ballkanit Perendimor, cka u rikonfirmua edhe nje here ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Ministrave te Jashtem te BE-se. "Ne kete mbledhje, ministrat e Jashtem te BE-se rane dakord, qe kerkesa e Shqiperise per statusin e vendit kandidat te shqyrtohet menjehere, pasi te perfundojne procedurat e lidhura me zgjedhjet e pergjithshme", tha Stam.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›