E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Bollano, inaugurojnë ujësjellësin e Gjilekës

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, kryeministri Sali Berisha vizitoi sot disa fshatra të bregut të Jonit, ku inauguroi një sërë veprash të rëndësishme të infrastrukturës së brendshme.
Kryeministri Berisha inauguroi ujësjellësin e fshatit Gjilekë i cili kap një vlerë prej 41 milionë lekësh, furnizon me ujë 460 familje për 24 orë gjatë gjithë vitit. "Qeveria është e vendosur të garantojë furnizimin me 24 orë ujë për të gjitha familjet e bregut; është e vendosur të asfaltojë çdo rrugë dhe rrugicë të fshatrave tuaja, në mënyrë që të lehtësojë jetën tuaj dhe t'i bëjë ato sa më mirëpritëse për turistët që vijnë nga e gjithë bota, " premtoi Berisha para banorëve të zonës jugore.
Kryeministri nuk ka nguruar të përshëndesë nga Himara zgjedhësit e Ballagatit, të cilët votuan kandidatin e PD-së.
Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe kundërshtarin e tij politik, Edi Ramën."Le ta lëmë Edi Ramën në banesën e humbjes, aty ku e ndrynë shqiptarët më 28 qershor. Kurse ne se bashku, lë të vazhdojmë të këndojmë këngën e fitores, duke inauguruar rrugë, ujësjellës, kanalizime, duke urbanizuar këtë zonë, sepse ky vit është sërish viti i bumit turistik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ju garantoj se çdo vit, turizmi në këtë vend do të jetë në rritje" tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›