Topi takim me kreun e Sant Exhidios

Presidenti I Republikës Bamir Topi pati të shtunën paradite një takim me përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant’ Exhidios” Imzot Vinçenco Palian.Kreru I shtetit I uroi mirëseardhjen ne Shqipëri delegacionit te “Sant’ Exhidios” dhe falëndroi ata për dashamirësinë ndaj popullit shiptar.Zoti Topi, informoi miqtë mbi situatën e fundit të krijuar në vendin tonë, duke shprehur dëshirën për qetësimin e situatës dhe gjetjen e ekuilibrit politik.
Nga ana e tij Imzot Vinçenco Palia, shprehu keqardhjen për ngjarjet e fundit, por edhe dëshirën e gadishmërinë që shqiptarët të gjejnë një rreze drite për të dalë nga kjo gjendje. Komuniteti “Sant Exhidios” është një lëvizje e krijuar nga Këshilli I Vatikanit në vitin 1968 dhe përbëhet nga mbi 50 mijë anëtarë. Ata operojnë në 70 vende të botës duke kryer vepra bamirësie e mbështetjeje ndaj të varfërve.