Reforma Zgjedhore, LSI: Propozimet tona
Apelet e nderkombetare dhe nisja jo zyrtarisht e fushates elektorale ka bere qe Levizja Socialiste per Integrim te kerkoje nga partite politike nisjen e reformes zgjedhore. Me ane te nje letre Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama i kerkon kryetarit te grupit te PS, Gramoz Ruci dhe kryetarit te grupit PD, Astrit Patozi nisjen e punes per zgjidhen e disa ceshtjeve, qe u cilesuan si problematike per zgjedhjet vendore. Letra e Sekretarit te LSI-se i eshte derguar edhe Kryetares se Parlamentit Topalli, Ambasadorit te SHBA, Arvizu, ambasadorit te OSBE-se, Vollfarth dhe atij BE, Sequi. Ne dokumentin e LSI vihet theksi ne disa ceshtje qe kane te bejne me zhvillimin normal te zgjedhjeve. Rama kerkon nga kreret e grupeve parlamentare ngritjen e nje komisioni parlamentar per te bere nderhyrjet e mundshme ne reformen zgjedhore, per zgjedhjet vendore te 8 majit. "Vleresojme se ngritja e nje komisioni te posacem parlamentar per shqyrtimin e ketyre ceshtjeve do te ishte fillimi i mbare i nje veprimtarie normale politike ne vend. Per kete shkak LSI do t'i propozoje Kuvendit ngritjen e ketij komisioni sa me pare", thuhet ne letren e numrit dy te LSI. Me tej Rama vlereson se ceshtja e pare ka te beje me shmangien e konfliktit te interesit te kandidateve qe jane ne zgjedhjet vendore. Ai shprehet se ka konflikt interesi mes drejtuesve vendore qe garojne ne zgjedhje dhe pergatitjes nga ana e tyre e listave te votuesve. "Shmangia e konfliktit te mundshem te interesit, qe lind natyrshem ndermjet rolit qe percakton Kodi Zgjedhor, per kryetaret e njesive vendore ne pergatitjen e infrastruktures zgjedhore, dhe interesit personal te kryetareve qe mund te jene edhe kandidate ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo ceshtje meriton nje vemendje te vecante per t'u trajtuar seriozisht si element i rendesishem i reformes zgjedhore, ne funksion te sigurimit te nje procesi zgjedhor te ndershem dhe mbi te gjitha te pakontestueshem", shkruan Luan Rama ne letren e tij. Nje tjeter pike, ku LSI kerkon nderhyrjen me ane te nje konsensusi politik ka te beje me konfliktin e interesave te kandidateve, gje qe rezultoi problem edhe ne zgjedhjet e fundit parlamentare. "Ne lidhje me regjistrimin e kandidateve ne zgjedhje, behet i nevojshme reflektimi i vendimit me te fundit te Gjykates Kushtetuese, duke mos lejuar diskriminim te mundshem ne ushtrimin e te drejtes kushtetuese per t'u zgjedhur. Ne kete kontekst LSI, sugjeron se eshte e nevojshme nje nderhyrje edhe me e thelle ne drejtim te clirimit te politikes perfaqesuese nga kapja prej interesave klienteliste.", shprehet Rama ne leter. Nderkohe qe LSI kerkon konsensus nga partite edhe per ceshtjen qe ka te beje me transparencen e te ardhurve te partive dhe kandidateve ne fushaten elektorale. Rama shpreh se tryeza e komisionit parlamentar duhet te mundesoje "transparencen e financimit te partive dhe subjekteve zgjedhore para, gjate dhe pas procesit zgjedhor, meriton nje trajtim me me shume pergjegjesi dhe profesionalizem. Ka ardhur koha qe edhe Shqiperia te adaptoje nje model evropian te financimit me transparence te subjekteve zgjedhore. Mbi te gjitha ky eshte nje detyrim qe politika e ka ndaj publikut dhe votuesit".
Kerkesat
1. Shmangie e konfliktit te interesit qe kane kandidatet, qe drejtojne njesite bashkiake dhe detyres per hartimin e listave te zgjedhesve.
2. Transparenca e financimeve te partive.
3. Konflikti i interesave per ata qe garojne ne zgjedhje e kane funksione te tjera zyrtare.
Rama
"Reforma territoriale duhet te filloje"
Ne apelin e LSI-se per nje komision parlamentar qe te fokusohet ne reformen zgjedhore eshte dhe kerkesa per nje rishkim te ndarjes territoriale. Edhe pse duket nje ceshtjet e pamundur per shkak te kohes se kufizuar, ne sugjerimet e LSI-se theksohet se ndarja territoriale do te sillte rajone me te forta dhe permiresimin e zgjedhjeve te ardhshme. "Ne mendojme se nje reforme territoriale qe do te garantonte rajone me te forta dhe me te afta administrativisht, do t'i sherbente zhvillimit te qendrueshem te Shqiperise. Megjithese vone per keto zgjedhje, nuk ka arsye qe kjo reforme e madhe te mos filloje, ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme", thuhet ne letren e LSI-se.
Ajtyresa: Letren e paterices se Saliut, LSI, nuk e lexojme
Partia Socialiste ka refuzuar dje ftesen e Levizjes Socialiste per Integrim per ngritjen e nje komisioni parlamentar qe do te mundesoje berjen e reformes zgjedhore. Ne nje deklarate bere dje per media nga anetarja e Asamblese Kombetare te PS-se, Megi Ajtyresa theksohet se vetmja gje qe duhet te beje LSI-ja eshte te dorezoje bllokun e korrupsionit dhe te largohet se bashku me kryeministrin. "Dorezoni bllokun dhe largohuni bashke me Saliun. Videokusaria juaj nuk eshte nje cudi qe zgjat tre dite, po nje turp qe shqiptaret s'mund dhe s'do t'jua falin pas turpit te shitjes se votave te tyre, tek Saliu",-tha dje Ajtyresa. Nga ana tjeter, perfaqesuesja e PS thekson se zgjedhjet e lira dhe te ndershme sjellin dhe fundin e koalicionit aktual. "Zgjedhjet e reja te lira dhe te ndershme do te zyrtarizojne fundin e aventures politike te quajtur ndjese pas LSI. Per shqiptaret qe ju shohin nuk ka me LSI, po vetem videokusari. Letra e ndjese pas LSI eshte thjesht perpelitja e videokusarise dhe kjo ishte pergjigja jone",-tha Ajturesa. Duke u ndalur me konkretisht ne ofertat e LSI-se, Ajtyresa u shpreh se "letren e paterices se koalicionit te turpit nuk eshte nevoja as ta lexojme per te kthyer pergjigje". Nderkohe qe Partia Socialiste nuk ka nje qendrim te qarte porsa i perket zgjedhjeve te ardhshme. Ne nje deklarate televizive, kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci tha se opozita ka tre kushtet, pa te cilat zgjedhjet nuk mund te merren seriozisht. Sipas tij eshte i nevojshem nje riformatim i KQZ, garancia per kartat e identitetit dhe listat e zgjedhesve.