E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS vijon te humbe anetaret, iken drejt LSI, Qemal Coku

Afrimi i zgjedhjeve te 8 majit i gjen strukturat e Partise Socialiste ne nje situate kritike per shkak te largimit te disa drejtuesve te saj drejt Levizjes Socialiste per Integrim. Se fundmi, ne listen e te larguarave jane shtuar dhe njerez qe kane marre pjese ne greven e urise, qe u zhvillua ne maj te vitit te kaluar. Qemal Coku, ish-kryetari i Partise Socialiste ne komunen Gruemire te Malesise se Madhe, ka zyrtarizuar dje largimin e tij nga kjo force politike per t'u bashkuar me nje force tjeter te majte, Levizjen Socialiste per Integrim. Coku ka qene nje prej pjesemarresve ne greven e urise dhe mbeshtetes i kauzes se kreut te PS-se, pas zgjedhjeve te 28 qershorit. "Mora pjese ne greven e urise per barazi dhe standarde. Realisht as perfundimit te greves se urise te gjitha keto parime, per te cilat ne hyme ne ate greve, jane shkelur nga Partia Socialiste",-tha dje Coku gjate nje konference per mediat, ku deklaroi dhe anetaresimin e tij ne LSI. Ai u shpreh se para disa kohesh eshte shkarkuar nga detyra qe mbante si drejtues i strukturave, ne menyre te padrejte. Coku u shpreh se vendimi i eshte komunikuar si i marre nga Kryesia e PS-se dhe per kete gje ka kerkuar nje takim me kryetarin Edi Rama. Por pas kerkeses per t'u takuar, Coku eshte shperfillur nga kryesocialisti, gje qe ka sjelle me pas dhe vendimin per t'u larguar. "Ne PS, as ka barazi, as ka standarde, vec punohet ne menyre arbitrare. Nuk eshte respektuar as statuti i Partise Socialiste. Une kam kontribut ne PS dhe ne momentin me te vogel kryetari i deges se PS-se ne Malesine e Madhe, Hysni Hysa deklaron se Qemal Coku eshte shkarkuar nga kryesia e PS-se, kjo ishte deklarate banale dhe e papergjegjshme, sepse kryesia e PS-se ne baze te statutit nuk mund te shkarkoje", tha dje gjate konferences per mediat, Coku. Nderkohe qe kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ne Malesine e Madhe, Sytki Ndrecaj tha gjate konferences per mediat se ardhja e Cokut ne LSI nuk eshte e vetmja ne kete rreth. Sipas tij, edhe ne ditet ne vijim pritet qe te kete ardhje te tjera. "Prurje te tilla te niveleve sic eshte kryetari i PS-se se komunes Gruemire do te vijojne. Do te vijne dhe te tjere dhe se shpejti ne do te kemi prurje te reja", tha dje Ndrecaj. Gjate muajve te fundit eshte rritur ndjeshem numri i personave qe jane larguar nga Partia Socialiste drejt LSI-se. Q.Xhani

Grevisti
"Mora pjese ne greven e urise per barazi dhe standarde. Realisht pas perfundimit te greves se urise te gjitha keto parime, per te cilat ne hyme ne ate greve, jane shkelur nga Partia Socialiste",-tha dje Coku gjate nje konference per mediat, ku deklaroi dhe anetaresimin e tij ne LSI. Ai u shpreh se para disa kohesh eshte shkarkuar nga detyra, ne menyre te padrejte.

Largimet
Prej disa muajsh nje sere funksionaresh te PS jane larguar nga radhet e saj. Ne listen e te larguarve kryesore jane deputeti Tavo, kryetari i bashkise se Lushnjes, Sanxhaku ish-kreu i PS Shkoder, Shiroka ish-deputeti i PS, Hushi ish-sekretari i Komisionit te Ligjeve ne PS, Manjani dhe vetem dy dite me pare, kreu i njesise bashkiake nr. 3 ne Tirane, Kokona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›