PD Rama e ka shnderruar median ne hanxhar politik
Partia Demokratike akuzon kryesocialistin Edi Rama se e ka kthyer median ne hanxharin e tij politik duke montuar dhe falsifikuar video ndersa po censuron te djathten. Edvin Kristaq Rama pasi shnderroi televizionin Top Channel ne hanxharin e tij politik dhe nen psikologjine e cimkave te Bllokut montoi dhe falsifikoi videon duke krijuar te ashtuquajtura prova me qellim per te demtuar imazhin e Kryeministrit te vendit e per ta akuzuar ate tashme ka vendosur e urdheruar nje censure te plote ne kete media per Partine Demokratike dhe per deputetet e saj ne deklaratat e tyre. Ky eshte nje akt i shemtuar qe z. Edvin Censura ndermerr me nenshtrimin dhe poshterimin e mediave kombetare - deklaroi zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj. Ne emer te Partise Demokratike ajo i beri thirrje stafit te televizionit Top Channel te mos pranoje aplikimin e censures dhe te mos censuroje forcen politike kryesore te vendit dhe te gjithe mazhorancen sepse shtoi ajo shnderrimi i institucionit ne nje dritare vetem te Edvin Rames dhe partise se tij perben nje demtim te rende te profesionalizmit dhe lirive te mediave. I kujtojme serish televizionit Top Channel mbi te cilin Edi Rama ka vendosur censuren se ndonese transmetimi i videos se manipuluar nga Edvini dhe cakalli i tij perben veper te rende penale kryetari i Partise Demokratike dhe Kryeministri i vendit z. Sali Berisha ka deklaruar se ndaj mediave te cilat publikojne e transmetojne gjithcka nuk do te kete asnjehere proces gjyqesor civil apo penal nga qeveria dhe administrata shqiptare - perfundoi Mustafaraj.