E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja Meta-Prifti Dule Prokuroria te hetoje sa me shpejt

Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule i ben thirrje prokurorise te hetoje sa me shpejt videon Meta-Prifti. Duke folur nga festimet per 20-vjetorin e themelimit te OMONIA-s Dule tha se organi i akuzes duhet te veproje me perparesi pasi ka nje pritshmeri te madhe nga qytetaret per kete ceshtje. Sipas kreut te PBDNJ-se koalicioni PD-LSI ishte i destinuar per deshtim qe ne gjeneze te tij. Ishte nje nisme politike e deshtuar qe ne zanafillen e saj. Ajo cka beri gjate gjithe kesaj periudhe eshte te rendoje situaten politike dhe te shtoje koston politike per vendin dhe shoqerine me nje keqadministrim sistematik dhe abuzim. Prokuroria duhet ti shkoje deri ne fund sa me shpejt - u shpreh Dule. Me tej duke folur per zgjedhjet lokale Dule tha se PBDNJ do te kerkoje qe dhe ne keto zgjedhje te rikonfirmohet si forca e trete politike per sa i perket numrit te bashkive dhe komunave ne varesi te saj. PBDNJ ne aleancen e vet strategjike me OMONIA-n eshte forca e trete politike ne vend per nga numri i bashkive dhe komunave qe administron. Nuk mund te kete objektiv tjeter vec shtrirjes se kesaj influence ne nje numer me te madh bashkish dhe komunash - tha Dule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›