Zjarret në Athinë, Karamanlis: Jemi në provë tmerri, ndihmë Francës dhe Italisë
ATHINE - Greqia i kërkoi ndihmë Francës dhe Italisë për shuarjen e zjarreve që janë përhapur në pjesën lindore të Athinës, njoftuan sot zjarrfikësit. "Ne ndodhemi përballë një prove të tmerrshme'', deklaroi kryeministri grek Costas Karamanlis gjatë vizitës në qendrën e operacioneve.
"Dy avionë italianë dhe një francez do të mbërrijnë sot'', deklaroi një zëdhënës i zjarrfikëseve.
Rreth 400 zjarrfikës janë përfshirë sot në shuarjen e zjarreve që dolën jashtë kontrollit dhe janë përhapur deri në afërsi të kryeqytetit grek.
Autoritetet greke shpallen dje gjendjen e jashtëzakonshme dhe urdhëruan evakuimin e banorëve në këtë rajon pas përhapjes së zjarreve pranë Athinës.
Nëntë aeroplanë, pesë helikopterë, 35 automjete zjarrfikëse dhe 151 zjarrfikës janë përfshirë në shuarjen e zjarreve.
Zjarri ka shpërthyer edhe në ishullin Zakinthos, por ai, sipas zjarrfikësve, nuk paraqet kërcënim për rajonet e banuara.
Deri tani nuk është regjistruar asnjë i vdekur për shkak të zjarreve që kanë përfshirë zonat e banuara, sipas autoriteteve
Greqia shpall gjendje të jashtëzakonshme, Athina në flakë
dt. 22 gusht
ATHINE - Qeveria e Greqisë shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme, pas përhapjes së zjarreve pranë Athinës. Re të mëdha tymi ka mbi kryeqendrën greke, më shumë se 10 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa banorët e tre fshatrave që gjenden në rrezik të drejtpërdrejtë nga stuhia e zjarreve në veri të Athinës janë evakuar.
Nëntë aeroplanë, pesë helikopterë, 35 automjete zjarrfikëse dhe 151 zjarrfikës janë përfshirë në shuarjen e zjarreve.
Zjarr ka shpërthyer edhe në ishullin Zakinthos, por ai, sipas zjarrfikësve, nuk paraqet kërcënim për rajonet e banuara. Disa zjarrfikës theksuan se më shumë se 100 zjarre janë shuar në më pak se 24 orë
Zjarret afër zonave të banuara
ora: 08:00
Zjarret e mëdha që shpërthyen në periferinë veriore të Athinës dolën jashtë kontrollit, duke krijuar re të mëdha tymi mbi kryeqytetin e Greqisë ndërkohë që kanë shkatëruar disa banesa dhe rrezikojnë tre fshatra.
Të nxitura nga erërat e forta, zjarret nisën të premten pasdite dhe u përhapën përgjatë natës deri afër qendrave rezidenciale, deklaruan burime nga ekipet e sjarrfikësve.
Të paktën tre banesa u shkatërruan plotësisht nga zjarret, deklaroi një burim policor.
Gjashtë avionë, pesë helikopterë, 35 automjete zjarrëfikëse dhe 150 punonjës zjarrfikës ndodhen në rajon në përpjekje për të shuar zjarrjet.
Erërat e fuqishme nxitën krijimin e më tepër se 100 vatrave të zjarrit nëpër të gjithë Greqinë në më pak se 24 orë gjatë ditës së premte.
Një tjetër vatër zjarr shkatërroi një pjesë të ishullit të Zakynthos, në perëndim të Greqisë, po pa rrezikuar banesa, deklaruan burime nga ekipet e zjarrfikësve.
Zjarret janë të shpeshta gjatë verës në Greqi, jo rrallë herë të shkaktuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe zjarr vënia e qëllimshme.
Qindra zjarre kanë shkaktëruar dëme nëpër të gjithë Evropën Jugore përgjatë muajit korrik, duke shktërruar mijëra hektarë pyje dhe duke djegur dhjetëra banesa.
Greqia u përball me valën më të rëndë të zjarreve në historinë e saj gjatë vitit 2007, kur zjarret në ishullin Evia dhe në gadishullin jugor të Peloponezit vazhduan për me shumë se 10 ditë, duke shkaktuar vdekjen e më tepër se 65 personave./AP/