Shëngjin, 25-vjeçarja vritet me thikë

Goditje me thikë në trup është rezultati i ekspertizës bërë mbi trupin e 25-vjeçares Anisa Opingari, e cila është gjendur pa jetë ditën e djeshme. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se viktima kishte dy fëmijë dhe ishte e divorcuar prej 4 muajsh nga bashkëshorti.
Trupi i pajetë i saj, është gjetur nga kalimtarë të rastësishëm në malin e Shëngjinit, vetëm pak metra larg hoteleve të zonës. Ajo është gjetur me rroba banjo, çka ka hedhur dyshimet se viktima ka qenë në plazhin e Shëngjinit. Sipas eksperteve te policisë, kufoma ka qënë e dekompozuar, dhe mendohet se vdekja e saj, mund të ketë ndodhur rreth 1 javë më parë.