Korçë, vetëvaret 65-vjeçari, nuk dihen arsyet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fundjavë në Korçë, ndërsa një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.
Sipas uniformave blu, mësohet se këtë akt të rëndë e ka kryer shtetasi Ritvan Çabej, ndërsa është gjendur pa jetë nga familjarët. Kanë qënë ata të parët, të cilët kanë sinjalizuar policinë. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet paraprake.