E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: “A do t`i votojë Rama të hënën 3 ligjet normalisht, edhe si kofini pas të vjeli?”

24-05-2013 / Gazeta 55

Ministri i Inovacionit dhe TIK vijon takimet elektorale në Kuçovë dhe komunën Otllak të qarkut Berat

Në vijim të takimeve të tij elektorale Ministri për Inovacionin dhe TIK si dhe njëkohësisht deputeti Genc Pollo është ndalur në Kuçovë dhe në komunën Otllak të Beratit, i shoqëruar edhe nga deputeti tjetër i PD-së, z. Lefter Maliqi. Në Kuçovë Ministri Pollo pati një takim me mësuesit dhe mësueset e këtij qyteti. Ministri Pollo përmendi investimet e bëra në arsim gjatë këtyre viteve të qeverisjes së PD, dyfishimin e pagave të mësuesve dhe tha se në qarkun e Beratit janë ndërtuar 10 shkolla të reja dhe janë rikonstruktuar 90 shkolla ekzistuese.
Në Otllak Ministri Pollo pati një takim me simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, z. Pollo tha: “Në 4 vjet miratuam 400 ligje për integrimin evropian e statusin kandidat. Veç tre ligjet, ku duhej opozita, u hoqën zvarrë për 8 muaj nga Edi Rama. A do t`i votojë ai të hënën normalisht, edhe si kofini pas të vjeli? Kush vë dot bast 100 mijë lekë rriskon shumë”. 
Investimet kryesore ne komunen Otllak, Berat: 
Ne arsim: 1. Gjate qeverisjes se PD janë ndërtuar 10 shkolla të reja në qarkun e Beratit dhe janë rikonstruktuar 90 shkolla ekzistuese. 2. Rikonstruksioni i shkollës në fshatin Moravë, Komuna Otllak me vlerë 19 milione lekë. 3. 2 rikonstruksione te shkollës se mesme te bashkuar ne Lapardha, Komuna Otllak me vlerë 10 milione leke, nga e cila perftituan 680 nxenes.
Infrastrukturë: 1. Ndërtim i ujësjellësit Dyshnik, Komuna Otllak me vlerë 19 milione leke, investim prej te cilit perfituan 2171 banore. 2. Ndërtim i ujësjellesit Lapardha, Komuna Otllak me vlerë 11 milione  leke, investim prej te cilit perfituan 5075 banore. 3. Ndërtim i KUZ Lapardha, Komuna Otllak me vlerë 18 milione leke. 4. Ndërtim i ujesjellesit Gjecollare, Komuna Otllak me vlere 16 milione leke. 5. Ndërtim i KUZ  Morave, Komuna Otllak me vlere10 milione leke, investim prej te cilit përfituan 2647 banore. 6. Ndërtim KUZ Orizaj, Komuna Otllak me vlere 5 milione leke, prej te cilit perfituan 889 banore. 7. Rikonstruksioni i Ujësjellësit, fshati Lapardha, komuna Otllak me vlere 500 mije leke, investim prej te cilit perfituan 2500 banore. 8. Rehabilitimi i digave dhe nenobjekteve te rezervuareve ne fshatin Ullinjas, Komuna Otllak me vlere 500 mije leke.
Ne shëndetësi: 1. Ndërtimi i qendres shëndetesore ne Morave, Komuna Otllak me vlere 30 milione leke. 2. Rikonstruksion ambulance ne Morave, Komuna Otllak me vlere 15 milione leke. 3. Ndërtim ambulance, Komuna Otllak me vlere 10 milione leke. 4. Rikonstruksion ambulance, Komuna Otllak me vlere 6 milione leke.
Interneti: Ne kuader te projektit PAP te Qeverise dhe Postes Shqiptare është hapur një qendër interneti falas ne zyrat e komunes Otllak.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›