E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama, i frikësuar se po dalin lidhjet e tij me krimin


Partia Demokratike i konsideroi sot shpifje ordinere, deklaratat e Edi Ramës se "zgjedhjet e 28 qershorit u morën me kriminelë të liruar nga burgjet". Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, u shpreh se "Edi Rama u bie sirenave tё kriminelёve, i tmerruar nga parandjenja se çdo ditё do tё dalin nё dritё lidhjet e tij me krimin dhe organizatat kriminale qё po vendosen para ligjit".
"Edi Rama doli sot para mediave, pёr tё zhurmuar Kongresin, me tё cilin riktheu standardet e atit tё tij shpirtёror Enver Hoxhёs, nga ku nxorri jashtё mediat kur folёn kundёrshtarёt e tij" theksoi Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›