Dhërmiu, historia e lashtë e fshatit të bekuar
Kryelartë përballë një pamje madhështore, ku deti shtrin pafundësinë e petkut blu, ngrihet në këtë cep të jugut, Dhërmiu. Fshati i vogël dhe i urtë, është i tejmbushur me pasuri, të cilat e bëjnë këtë një vend te lakuar, si nga pushuesit, historianët ashtu edhe arkeologët. Teksa le pas Llogaranë, një tejtër bukuri e pamatë e Shqipërisë, në kthinën e malit të Cikës, derdhet poshtë fshati që rrënjët i mban të fshehura në lashtësi.
Nuk është një vend i çfardoshëm ky. E kjo sigurisht që ndjehet tek joshja që të ben arkitektura e bardhë e fshatit në gur, ndërthurja e sipërfaqjeve të thepisura me detin, por edhe nga vlerat e padiskutueshme historike të tij.
Një fshat kaq i vogël, ruan në mesin e tij tre kisha, të cilat dëshmojnë lidhjen e fortë shqipërtërore të banorëve me Zotin. E ç'është më e veçanta, ndër to, kisha e Shën Stefanit, ka edhe një kullë sahati, e cila duke të kthyer pas në histori, rrëfen sesa strategjike ka qenë kjo zonë, dikur qendër qytetërimi në këto anë. Ky sahat, relikë e pasur e së shkuarës, tregon qartazi për statusin që ka pasur Dhërmiu.
Nën shputat e fshatit magjepsës, shtrihet një plazh ekzotik, ndër më tërheqësit në zonë. I fshehur, si për të treguar fanatizmin e natyrës për ta ruajtur të paprekur këtë gji, bregu zallor është sot më i lakmuari nga pushuesit. Ndërthurja e kodrave të gjerbërta, me ujin e thellë blu, dhe bardhësia e bregut të këtij plazhi, të bëjnë të ndjesh se kjo është toka e parajsës.