Ky Boteror tregoi se suksesin e sjell grupi, jo individi Nga Vasil Bici
Boterori qe po zhvillohet keto dite ne Afriken e Jugut eshte paraqitur mjaft bukur dhe i vecante, spektakolar dhe eshte luajtur me nje ritem mjaft te larte. Te gjitha ndeshjet qe jane luajtur deri tani kane qene te pelqyeshme dhe jane ndjekur nga te gjithe, me ndonje perjashtim te vogel. Bie me shume ne sy nga te gjitha ndeshjet qe jane luajtur deri tani se eshte ngushtuar diferenca e vlerave nga njera skuader ne tjetren. Po fitojne dhe po ecin me mire ato ekipe qe kane freskuar grupin me elemente te rinj, qe kane vene forcen e grupit me vlerat e individit. Rasti me konkret eshte suksesi i ekipit gjerman. Me largpamesine e trajnerit te saj, Joakim Lev, Gjermania i ka besuar disa lojtareve te rinj ne moshe. Shumekush e ka quajtur para nje muaji Gjermanine nje ekip vizitor ne finalet e Kupes se Botes. Ky Boteror tregoi me se miri se futbolli e ka forcen te grupi, te taktika qe perdor ekipi per te shenuar sukses, jo te individi. Kete e tregoi me se miri eliminimi i ekipeve pretendente dhe ulja nga froni e disa prej lojtareve me te mire ne bote. Kristiano Ronaldo me Portugaline, Lionel Mesi me Argjentinen, Kaka me Brazilin, apo Italia me lojtare te njohur nuk lane gjurme ne keto finale. Brazili ishte i perbere nga lojtare te klasit boteror dhe ishte pretendent kryesor per te shkuar ne finale. Ashtu si edhe Argjentina, kur u ve perballe nje ekipi te forte nuk e kaloi proven e dhe u kthye ne shtepi me shpejt. Ky Boteror shkoi edhe me keq me yjet e Frances dhe te Anglise. Frenk Riberi me shoke dhe Ujeni Runi me lojtare te tjere te famshem angleze nuk shkuan shume larg. Te tille lojtare u s’furmuan para vlerave rinore te futbollisteve te talentuar por qe gezonin pasionin dhe deshire te mjaftueshme per te lene gjurme ne keto finale, ndaj cdo kundershtari, ne cdo ndeshje. Shembuj me te mire per te ilustruar kete dukuri te organizimit te ekipit ne grup jane paraqitjet e suksesshme, te skuadrave qe jane kualifikuar ne gjysmefinale: Gjermania, Spanja, Holanda dhe Uruguai. Te kjo e fundit duhen rezervuar fjalet me te mira. Nje shtet i vogel nga Amerika Latine ben surprizen dhe prezantohet me nje futboll te madh ne keto finale. Ky event na tregoi se futbolli ka depertuar ne te gjithe anet e planetit. Zhvillimi global ne te gjitha sferat e jetes do te sillte patjeter evolucion edhe ne lojen e futbollit. Stafi drejtues i FIFA-s e ka perligjur me se miri kete zhvillim global. Njerezit kudo ne bote e kane ndjekur, shijuar dhe i kane prekur nga afer finalet e ketij Boterori. Organizimi ne nje nivel te larte i Kampionatit Boteror ka qene nder me te arriret deri tani, duke marre parasysh edhe faktin se Afrika e Jugut nuk kishte te njejten infrastrukture me Gjermanine, vendin organizator te kater viteve me pare per te pritur ekipet dhe tifoze nga e gjitha bota. Muaji i Boterorit vertetoi se futbolli eshte pjese e cdo familje ne bote. Edhe ne vendin tone eshte perjetuar si kudo, si ne cdo vend tjeter me emocione nga te gjithe shqiptaret. Eshte shtruar shpesh pyetja: pse Shqiperia nuk ka arritur deri tani qe te kualifikohet ne nje event me rendesi te madhe, si Kupa e Botes? Shqiperia eshte pjese e Evropes, kontinent ku futbolli paraqitet ne nivele teper te larta. Me gjithe progresin qe ka bere vendi yne dhe hapat qe ka hedhur deri tani, ne kontinentin e Evropes koeficenti i veshtiresise per te prere nje bilete ne Boteror eshte teper i larte. Konkurenca per t’u ngjitur ne vendet e para te grupit eshte e larte. Nuk mund te behen paralelizma mes ekipit tone dhe ekipit slloven. Sllovenia ishte pjesemarrese e Kupes se Botes, pasi kjo skuader vjen nga nje futboll i njohur ne arenen nderkombetare, pra eshte nje ekipi i ish- Jugosllavise. Mes dy shoqerive tona, ne te gjitha fushat e jetes ka diferenca qe ndikojne edhe ne arritjet sportive. Edhe specifikimet e jetes shoqerore kane qene te ndryshme ne jeten tone shoqerore. Mund te permend hapjen e shpejte te Jugosllavise me boten e zhvilluar, kurse vendi ka qene i izoluar per shume kohe. Mund te permendim problemet e egra te tranzicionit shqiptar qe kane varferuar infrasrtukturen sportive ne Shqiperi.
Specialist Futbolli, Drejtor i Drejtorisw sw Sporteve nw MTKRS