E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama ka 21 deputetë miliarderë

 

Partia Demokratike denoncoi sërish qëndrimin e Partisë Socialiste për të bojkotuar Parlamentin gjatë seancës së ditës së sotme. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e selisë rozë, Erla Mëhilli theksoi dje se Rama po bojkoton institucionet për interesat e tij personale dhe në dëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë. Kjo sipas Mëhillit konfirmohet nga fakti se në grupin parlamentar socialist ka rreth 21 deputetë, të cilët janë miliarderë. “PD duke dënuar edhe një herë këtë akt informon qytetarët shqiptarë se Edi Rama nuk është i preokupuar për socialistët e thjeshtë që i kanë mandatuar deputetët e tyre për të mbrojtur interesat e elektoratit socialist në Parlament. Kjo për arsyen se ai menaxhon grupin parlamentar më të pasur në Evropë. Nga 60 e ca deputetë 21 prej tyre janë miliarderë, të cilët janë të shqetësuar vetëm për interesat e tyre”, theksoi Mëhilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›