Rama letër Topit për bojkotin
Kryetari socialist në detyrë, Edi Rama, përmes një letre drejtuar Presidentit Topi shpjegon arsyet pse PS nuk hyn në Parlament. Përmes kësaj letre zyrtare, vetëm 5 ditë para nisjes së legjislaturës së re parlamentare, Rama kërkon të ndajë shqetësimet e PS-së në lidhje me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri. “Më lejoni të ndaj me Ju shqetësimin serioz që zgjedhjet e 28 qershorit jo vetëm që nuk plotësuan aspiratën dhe nevojën e Shqipërisë për përmbushjen e standardeve evropiane të lirisë e të ndershmërisë së tyre, por nxorën ndër të tjera në pah edhe një problem mprehtësisht kërcënues për demokracinë dhe shtetin ligjor”, shprehet kryetari socialist në letrën e tij.