Oketa, flet me Komandot ne Afganistan
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, zhvilloi dje nje lidhje telefonike me trupat tona paqeruajtese Komando, qe veprojne me mision ne Herat dhe Kabul te Afganistanit. Ai eshte interesuar per situaten aktuale, ne diten e zgjedhjeve presidenciale ne vend, behet e ditur ne nje njoftim zyrtar te dikasterit te Mbrojtjes. Gjate bisedes ne telefon, komandantet e kontingjenteve tona, e njohen ministrin Oketa me ecurine e misionit, qe nga dita e pare e marrjes se detyres e deri tani. Ata i bene me dije, se misioni vazhdon me sukses, pa asnje incident te shenuar. Ministri Oketa, i ka inkurajuar qe te permbushin me sukses te plote detyren e ngarkuar, duke theksuar se ndryshe nga paraardhesit e tyre, ata asistojne ne nje proces te madh per Afganistanin, sic jane zgjedhjet presidenciale. Ne perfundim, ministri i Mbrojtjes i ka shprehur te gjithe trupave tona ne Afganistan, perkrahjen maksimale te institucionit te Ministrise se Mbrojtjes dhe mbeshtetjen e pakursyer te qeverise shqiptare. Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, do te qendroje ne kontakt te vazhdueshem me trupat tona, deri ne mbylljen e plote te procesit zgjedhor, thuhet ne njoftim.
Shqiperia ka aktualisht 251 trupa te instaluara ne Kabul dhe Herat, si pjese e misionit ISAF. Me daten 12 gusht, me vendim te qeverise u nise ne Herat nje mision shtese, mision i cili e con ne 251 numrin e forcave tona ne Afganistan. Ky kontingjent u nise pikerisht per te mbeshtetur permbushjen e nje procesi zgjedhor te qete e demokratik ne kete vend.