E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama, lidhje te ngushta me krimin

Fatjona Mejdini

Partia Demokratike nepermjet deputeteve te saj, ka akuzuar kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, per afera korruptive ne bashkine e Tiranes, lidhje te ngushta me krimin e organizuar ne vend dhe dhunimin e grave. Keshtu dje deputeti i PD-se, Aldo Bumci deklaroi se distancimi i Rames nga aferat e ndertimit si kryebashkiak te kujton Shvejkun, personazh i cili nuk mbante pergjegjesi per veprimet e tij. "T'u thuash shqiptareve se une i firmos lejet por nuk kam lidhje me to, eshte me mire t'u deklarosh moton e Shvejkut "c'me duhet mua me xhepin tim". Edi Rama po ben rolin e atij qe hap kasaforten me doreza dhe betohet se nuk e ka hapur me duart e tij", deklaroi Bumci. Sipas deputetit te PD-se, eshte e turpshme t'iu fshehesh shqiptareve afera te cilat kapin shumen e rreth 750 milione eurove, me siperfaqet e ndertimit mbi troje publike dhe grabitje te trojeve private nga klani mafioz i tij i ndertimit. Por Bumci garantoi se qeveria do te marre te gjitha masat per te cmontuar me forcen e ligjit kete mafie ekonomike qe po lulezon ne Tirane. Po dje deputeti i PD per Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi deklaroi se Rama nuk ka asnje lidhje me te majten shqiptare dhe se lidhjet e tij te vetme jane me krimin e organizuar ne vend. Njeheresh ai akuzoi dhe deputetet te PS-se per lidhjet e ngushta me krimin e organizuar. "Rama ka lidhje me deputet e krimit te organizuar, te cilet po i mban peng duke filluar qe nga ylli polar i Tomorit te Skraparit, qe s'ka lidhe me politiken, por me kasaforten, lejet e ndertimit dhe parate e pista, bashke me zotin Rama, duke vazhduar me te voglin e Beratit, i xhepave te Beratit, i Kuqos i denuar nga shteti italian me 101 vjet burg, duke vazhduar me Daden e Bares, Gjinushin e Bares, Rucin e trafiqeve te jugut e krimit te organizuar", deklaroi deputeti Lefter Maliqi. Ne te njejten linje ka qene dhe deputetja e PD-se, njekohesisht kryetarja e Lidhjes Demokratike te Gruas, Albana Vokshi teksa deklaroi se deputetet e PS-se dhe te gjitha grate e kesaj partie, duhet te ngrene zerin dhe te denoncojne dhunen dhe keqtrajtimin qe Edi Rama, kryen ne familjen e tij dhe me gjere. Sipas Vokshit, eliminimi i dhunes ndaj gruas eshte nje domosdoshmeri morale, civile dhe sociale. Ka disa dite qe te gjithe deputetet e PD, por dhe te aleateve te tyre ne qeverisje, jane vene para medias, ne ate qe ata e quajne denim te dhunes se kryesocialistit Rama, ndaj grave te jetes se tij, por dhe ndaj grave socialiste, te cilat sipas tyre i nxjerr per te mbrojtur ato qe ai ka bere gjate jetes se tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›