E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, qeveria ngre Keshillin Ligjorper luften kunder mafias: Emergjente

Qeveria ngriti dje Keshillin Ligjor per luften kunder mafias ne vend. Lajmin e beri te ditur kryeministri Berisha, ne mbledhjen e radhes se qeverise. Sipas Berishes, lufta kunder mafias eshte emergjente dhe qeveria do te perdore te gjithe forcen e ekzekutivit ne kete lufte. Kryeministri theksoi se ngitja e kesaj strukture, vjen si nje domosdoshmeri e kohes dhe si menyra e vetme per te parandaluar mafian e ndertimit ne vend, e cila prej vitesh eshte favorizuar nga kryetari i PS-se, njekohesisht kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama. "Gjate ketyre diteve e kam theksuar se, ne mandatin e pare ne cmontuam nje nga nje bandat qe benin ligjin ne qytetet, rrethet dhe portet e ketij vendi, Nehat Kullat, Aldo Baret, Lul Berishat etj, tani kane ngelur nehatet e kollarisur, kane ngelur boset e mafias", deklaroi kryeministri Berisha. Njeheresh kreu i ekzekutivit shtoi gjithashtu se ne kete lufte te ashper nuk do te kete ngjyra, sepse ngjyra e krimit ekonomik eshte ngjyra me e shemtuar, do te kete qendrim rigoroz ligjor. Por kryeministri deklaroi se mafia ekonomike, nuk ishte e perhapur vetem ne Tirane, por ajo ishte e shtrire ne te gjithe vendin dhe kryesisht ne zonat me te lakmuara turistike. "Mjafton te shkoni ne Himare. Bukurive natyrore te Himares mafia i vuri perde dhe aq sa e sheh detin nga Tropoja, aq mund ta shohesh mbrapa perdes se Himares", theksoi Berisha. Po keshtu, kryeministri i beri thirrje te gjithe ministrave qe vazhdonin me intensitet luften e tyre ndaj krimit ekonomik dhe te kishin tolerance zero ndaj mafies. Sipas Berishes, kjo lufte e domosdoshme do t'i jape nje fuqi te re edhe zhvillimit te vendit, duke sjelle ne kete menyre dhe shpetimin e nje sere resursesh, te cilat deri me tani shfrytezohen sipas kreut te qeverise, nga keta njerez te lidhur me krimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›