E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Ne Kuvend, para 7 marsit, nuk e djegim mandatin

Partia Socialiste zbardhi dje strategjine qe do te ndjeke, per te mos djegur mandatet e deputeteve. Sekretari Organizativ ne seline roze, Blendi Klosi, i ftuar dje ne studion e radiotelevizionit "Ora News" deklaroi se grupi parlamentar socialist do te futet ne Kuvend, brenda afatit Kushtetues te skadimit te mandatit, per te bere te mundur mosdjegien e mandateve. "Ky eshte nje qendrim qe e kemi thene edhe me perpara. Per te mos djegur mandatin qe na ka dhene elektorati ne do te hyjme ne Kuvend, para afatit kushtetues, domethene para dates 7 mars te vitit 2010", deklaroi Klosi. Duke folur per menyren qe do te ndjeke opozita, per te mos djegur mandatet e fituara ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, deputeti socialisti theksoi se hyrja ne Parlament do te jete vetem per procesin e betimit dhe se gjithcka do te vijoje sipas qendrimit zyrtar. "Ne e kemi theksuar qe nuk e njohim kete Parlament, por mund te bejme betimin dhe te protestojme serish per transparencen e zgjedhjeve", u shpreh sekretari i Organizativ ne seline roze. Lidhur me strategjine e shprehur nga zyrtari socialist, eshte nenkuptuar edhe nga vete kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili ka deklaruar para disa ditesh gjate zhvillimit te mbledhjes se grupit parlamentar socialist se "deputetet nuk duhet te shqetesohen per mandatet e tyre, pasi nuk do te digjen". Deklarata e pak diteve me vone e deputetit socialist, hedh drite mbi strategjine qe do te ndiqet nga selia roze per te mos djegur mandatet e deputeteve.Duke vijuar me tej, Klosi deklaroi gjithashtu se opozita do te vazhdoje ne rruge demokratike largimin e Berishes me zgjedhje te parakohshme. Ai theksoi se kryeministri Berisha, kerkon te largoje vemendjen nga hapja e kutive dhe hap debate te padenja per nje vend evropian. "Koha qe Berisha kishte ne dispozicion mbaroi dhe ne kerkojme qe Berisha, ose te hapi kutite ose te largohet bashke me to", nenvizoi zyrtari socialist. Sipas tij, PS-ja do te transformohet ne barrikaden e atyre njerezve qe duan te protestojne duke theksuar se opozita do te vazhdoje te protestoje ne rrethe te ndryshme, duke analizuar problematiken e cdo qyteti. Grupi parlamentar socialist prej fillimit te sesionit te ri parlamentar, ka kushtezuar hyrjen ne Kuvend me hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›