E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosh: Dialogu politik behet ne Kuvend

Nderkombetaret shtojne thirrjet per dialog dhe daljen nga kriza politike. Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Robert Bosh, kerkoi serish dje dialog mes pozites dhe opozites per situaten politike. Por me kushtin qe ky dialog normalisht te zhvillohet ne institucionin e Parlamentit. "Ka ardhur koha te shohim nje dialog te qendrueshem, normalisht ne Parlament", tha dje Ambasadori Bosh i pranishem ne seminarin e zhvilluar ne lidhje me transparencen e komunikimit ne kryesine e Kuvendit. Sipas tij, ky dialog duhet te nise sa me pare mes paleve. Ambasadori i OSBE-se, gjeti rastin te kerkoje edhe perdorimin e nje gjuhe sa me te bute mes paleve. Duke komentuar shume shkurt situaten e tensionuar politike se fundmi, gjuhen e ashper dhe replikat mes lidereve politike, kreu i OSBE-se, sugjeroi uljen e toneve te ashpra politike. "Ka ardhur koha qe te dyja palet te fillojne te afrohen me njera-tjetren, duke perdorur nje gjuhe me te bute", tha Bosh. Reagimi i djeshem i Ambasadorit, nuk eshte i pari qe vjen nga kreu i OSBE-se ne vendin tone. Ne cdo aktivitet, Bosh gjen rastin ti beje thirrje partive te medha politike, qe te gjejne gjuhen e perbashket per te vijuar nje aktivitet normal institucional. Jo pa shkak, kreu i OSBE-se, thirrjet i ben qe dialogu te zhvillohet ne Parlament, duke i bere keshtu indirekt thirrje deputeteve te Partise Socialiste, ti rikthehen aktivitetit parlamentar. Reagimi i Bosh, vjen nje dite pas skadimit te ultimatumit te vene nga kreu i opozites, Edi Rama ndaj kryeministrit Sali Berisha per hapjen e kutive te votimit. Deputetet socialiste, prej tre muajsh, vijojne bojkotin e Kuvendit dhe te cdo aktiviteti tjeter parlamentar, me kerkesen e vetme, hapjen e kutive te votimit. Komentet e djeshme te Bosh, ne lidhje me situaten e tensionuar politike ne vend, u bene gjate aktivitetit parlamentar per rritjen e transparences se komunikimit, parlamentit elektronik. Ne kete kuader, sipas Bosh, perdorimi i instrumenteve bashkekohore elektronike te komunikimit po behet gjithnje e me thelbesor per nje funksionim sa me efektiv dhe eficent te Parlamentit. "Me perdorimin e teknologjise se informacionit dhe komunikimit, Parlamentet kombetare mund te jene me transparente me qytetaret dhe median, ku keta te fundit kane me shume mundesi te ndjekin procesin ligjvenes. Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit eshte duke ripercaktuar te tere strukturen e nderveprimit ndermjet parlamentit, qeverise dhe publikut", vleresoi Bosh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›