E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit, shenohet viktima e pare

Shqiperia i shtohet listes se vendeve, te cilat kane viktima te shkaktuara nga virusi i gripit te derrave. Nje 57-vjecar nga Sukthi me iniciale V.C ka nderrua jete mengjesin e dites se merkure, ndersa ishte prekur nga virusi H1N1 nderkohe qe vuante edhe nga nje sere semundjesh te tjera.

Viktima

Pas disa muajsh te shfaqjes se rastit te pare me gripin e derrit ne Shqiperi, eshte shenuar edhe viktima e pare. Sipas Ministrise se Shendetesise behet fjale per nje 57-vjecar nga Durresi, i cili ka humbur jeten. Autoritetet shendetesore thone se viktima i gripit A/H1N1 vuante edhe nga semundje te tjera, si kanceri ne prostate. "Pacienti i ardhur me urgjence nga sherbimi i terapise intensive i spitalit te Durresit dhe i hospitalizuar ne Spitalin Universitar te Semundjeve Pulmonare "Shefqet Ndroqi", vuante prej shume kohesh nga tumori beninj i prostates si dhe kishte kaluar edhe infarkt miokardi te nje forme te rende. Diagnoza e infeksionit me A/H1N1 u konfirmua brenda dites pas analizave virologjike te realizuara ne laboratorin e virologjise ne ISHP", ka pohuar drejtori i Politikave ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero. Sipas tij, gjendja shendetesore e 57-vjecarit ishte shume e rende, jo vetem nga prania e virusit por edhe nga semundjet e tjera. Pavaresisht ketyre fakteve, kjo ka bere qe Shqiperia te renditet tashme ne ato vende, te cilat kane viktima nga gripi i derrit.

Situata

Ministria e Shendetesise ka theksuar se situata ne vendin tone nuk eshte shume alarmante pasi, vetem vendet e rajonit kane shenuar nje numer te madh vdekjesh. "Ne konfirmojme perfshirjen e vendit tone ne listen pozitive te vendeve me vdekje nga A/H1N1, duke sjelle ne vemendjen tuaj dhe te publikut se rrezikshmeria e infeksionit nga virusi i ri pandemik A/H1N1 eshte vecanerisht e larte ne pacientet me semundje kronike te zemres, te mushkerive apo dhe me tumore", ka pohuar Pipero. Ky i fundit ka keshilluar te gjitha grupet e popullates te konsideruara si grupe risku nga OBSH dhe vecanerisht te semuret kronike te tregojne kujdes maksimal. Keta persona duhet e konsultohen dhe te kerkojne ndihmen mjekesore ne familje, nga mjeku i familjes apo specialist ne cdo rast qe kane shenjat klinike, qofte edhe te nje gripi te zakonshem. Te dhenat tregojne se rastet e infektuara me influence stinore apo me gripin e zakonshem po shtohen me ritme te shpejta cdo dite, por edhe te evitojne ne maksimum mjediset e mbi frekuentuara.

Keshillat per te semuret kronike

Konsulte dhe ndihme mjekesore ne familje nga mjeku i familjes apo specialist

Konsulte ne cdo rast qe kane shenjat klinike qofte edhe te nje gripi te zakonshem.

Evitim i mjediseve te mbi frekuentuara.

Kryerjen e vaksines kunder gripit stinor


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›