E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama, “lustraxhiu”

Tiranë -Partia Demokratike e ka akuzuar sërish sot kreu e Partisë Socialiste në opozitë Edi Rama, si të lidhur me sigurimin e shtetit në kohën e komunizmit. Gerti Bogdani, zëdhënësi i selisë blu, deklaroi sot duke komentuar botimet në shtypin e përditshëm, se Edi Rama fiton një mbiemër të ri, “lustraxhiu” i sigurimit te shtetit. “Sot shtypi i përditshëm boton dokumente autentike te cilat faktojnë Edi Ramen si lustraxhiun e sigurimit te shtetit. Skicat dhe zhgaravin at e tij ë botuara sot, të periudhës së rinisë së tij, nuk janë marrë nga gazeta e kontrolluar e Lidhjes së Shkrimtareve por nga revista e sigurimit të shtetit. Kështu Edi Rama ilustron ne këtë revistë me skicat e tij, luftën kundër diversantëve, kundër imperializmit amerikan dhe armikut të klasës”-theksoi Bogdani në një prononcim publik.

Më tej Bogdani tha se Partia Demokratike thekson se ky është njeri prej dokumenteve të shumtë që fakton lidhjet e z. Rama me sigurimin, duke paralajmëruar se ditët e ardhshme do të zbulohen të tjera fakte që implikojnë kryetarin e PS-së,s i të lidhur me sigurimin e shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›