E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim në Kavajë

Kavajë -Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është ndalur në rrethin e Kavajës në takime me banorë të kësaj zone. Gjatë takimit, Meta theksoi domosdoshmërinë e investimeve nga ana e Qeverisë në dy sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vend, që është sektori i bujqësisë, dhe ai i turizmit.Lideri i LSI, theksoi se zhvillimi rural, siguria ushqimore, niveli i mbrojtjes së konsumatorëve, subvencionimi i fermerëve, janë problematika shumë të mëdha me të cilat përballet sot vendi.

“Është koha që të ndëshkohet ky teatër i shëmtuar politik i bashkëpunimeve të paprincipta mes lidershipit të PS dhe PD, jo vetëm me votë, por njëkohësisht, edhe përmes afirmimit të një programi shumë të qartë dhe shumë konkret ekonomik dhe social. Ne jemi të bindur që këtë gjë do të realizojmë më së miri në të gjitha drejtimet, sepse zgjidhja e kësaj krize të thellë politike, institucionale, kushtetuese, do të vijë nga LSI dhe nga ajo alternativë, e cila tashmë është afirmuar në krah të LSI dhe e cila është në sinkron të plotë me shumicën e qytetarëve shqiptarë. Prandaj tha Meta, objektivi ynë për të fituar në zgjedhjet e vitit 2009, nuk është një dëshirë. Është një detyrë. Një detyrë përpara vendit që kërkon një zgjidhje”-theksoi Meta para banorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›