E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS akuza qeverisë

Tiranë -Partia Socialist i ka konsideruar tallje me shqiptarët, kontradiktat e djeshme midis kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Financave Ridvan Bode, për sa i përket shifrave të rritjes ekonomike për vitin 2008. Në një komunikim me mediat, zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli deklaroi se lufta për mbijetesë në atdheun e varfërisë e të papunësisë që rritet përditë, vrau një grua te pafajshme, e cila çmontonte predha për një rrogë qesharake në një punë të pa sigurt shteti, ndërkohë që Sali Berisha bënte sikur grindej me ministrin e tij për shifrën e rritjes ekonomike.

“Dje një nënë la pas dy fëmijë jetimë në një familje të këputur nga skamja në qytetin e varfër të Poliçanit ku nuk mbërriti asnjë ngushëllim nga qeveria, të cilës për shkak të mungesës së çdo kushti sigurie i'u vra një punonjëse e ndershme. Kryeministri dhe Ministri i Financave të dalin nga rolet e skeçit banal të rritjes së hatashme ekonomike dhe të bëjnë detyrën për këta muaj që u kanë mbetur duke e filluar nga rimbursimet e shpenzimeve të varrimit për të ndjerën Suzana Kapxhiu, si edhe nga lidhja e një pensioni për dy jetimët e saj”-nënvizoi Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›