Dy te vdekur nga masivi i dheut po hapnin nje kanal kullues

Dy persona kanë mbetur të vdekur të zënë poshtë nga një masiv dheu, nëfshatin Lukë të komunës së Bërzhitës, në periferinë jug-lindore të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të shtunës. Kujtim Çakrri, 42 vjeç ishte duke punuar me Ismal Likën, për hapjen e një kanali kullues në tokën e tij.
Çakrri e kishte hapur me fadromë kanalin 2 metra të thellë, por duket se teksa punonte për të pastruar dhe rregulluar kanalin që hapte, është zënë poshtë nga masivi i dheut.
Banorë të shumtë u vunë në ndihmë për të ndjerrë prej andej Çakrrin dhe Likën, por pa mundur t’i nxjerrin ata të gjallë. Sipas policisë dy punëtorët kishin gjetur vdekjen e menjëhershme nga goditja e masivit të dheut.
Në vendin e ngjarjes shkuan shërbime të shumta të Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës, por e vetmja gjë që mund të bënin ishin transportimi i trupave të pajetë për në morgun e Tiranës dhe kryerjen e veprimeve hetimore në vendngjarje.
Sipas policisë nuk ka asnjë dyshim që ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit të masivit të dheut. Ngjarja tronditi komunitetin e zonës, ndërsa varrimi ishte caktuar për mesditën e të djelës në varrezat e fshatit.