E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama mundohet të fshehë krimet e tij lakuriqe, me scoop-e të trilluara mediatike

Partia Demokratike reagoi sot për disa disa e-maile të publikuar në disa media që tundin para Ramës gjethen e palmës. Email-et e pretenduara nga këto media si email-i i shkëmbyer mes vajzës së kryeministrit dhe biznesmenëve të ndryshëm i cilësuan si korrupsion. Në lidhje me publikimin e e-maileve në fjalë reagoi sot edhe Partia Demokratike. “Me e-mailet e botuara sot, të cilat dëshmojnë një veprimtari në përputhje të plotë me ligjet e vendit të studios ligjore të vajzës së Kryeministrit, Edi Rama dëshmon se nuk ka asnjë alternativë tjetër për ti ofruar shqiptarëve përveç scoop-eve dhe trillimeve mediatike sic ishte ajo e vjedhjes së shpikur të orës së Presidentit Bush, shpalljes së Kosta Trebickës si të ekzekutuar nga shteti, akuzave politike të rrugës Durrës – Kukës apo akuzave ndaj biznesmenit Damir fazllic, apo sic ishin ato më të fundit të shitjes së ujrave territoriale të vendit” thuhet në deklaratën e sotme të Partisë Demokratike.


Deklarata e plotë:


Sot Edi Rama pasi sulmoi dje Kryeministrin e vendit me një gjuhë të padenjë jo vetëm për një politikan por edhe për një politikan por edhe për një alabak ordiner, nxorri sot atë që tashmë është i faktuar si asistent i Dondollakut por edhe korrier i drogës jo vetëm i tij por edhe i Kadriovskit, Erjon Bracen për të sulmuar familjarët e Kryeministrit dhe më konkretisht vajzën e tij, e cila është një avokate që punon në një studio private ligjore në Tiranë si dhjetra e dhjetra studio të tjera dhe që ushtron aktivitetin në pëputhje të plotë me ligjet e shtetit shqiptar e që ka paguar të gjitha detyrimet tatimore të saja dhe që është e para në sektorin privat në historinë e vendit që ka deklaruar të ardhurat me korrektesën më të madhe praën ILDKP-së.


Me e-mailet e botuara sot, të cilat dëshmojnë një veprimtari në përputhje të plotë me ligjet e vendit të studios ligjore të vajzës së Kryeministrit, Edi Rama dëshmon se nuk ka asnjë alternativë tjetër për ti ofruar shqiptarëve përvec scoopeve dhe trillimeve mediatike sic ishte ajo e vjedhjes së shpikur të orës së Presidentit Bush, shpalljes së Kosta Trebickës sit ë ekzekutuar nga shteti, akuzave politike të rrugës Durrës – Kukës apo akuzave ndaj biznesmenit Damir fazllic, apo sic ishin ato më të fundit të shitjes së ujrave territoriale të vendit.


Edi Rama me sulmet e sotme familjare ndaj Kryeministrit përpiqet thjesht të mbulojë mbi lakuriqsinë e tij firmat e ekzekutimit politik të njerëzve e intelektualëve të pafajshëm nga i ati e daja e tij antarë të Presidiumit e Byrosë Politike.


- Të mbulojë dhënien e 30 lejeve të ndërtimit Delijorgjit dhe pushimet e kaluar në Kretë me të


- I bën për të vënë në harresë mbajtjen peng të Planit Rregullues të Tiranës dhe përpjekjet për të vjedhur trojet publike për vete dhe klanet me të cilat ai ndan pasuritë


- I bën për të mbuluar 19 lejet e ndërtimit nga 28 që ishin gjithsej në KRT-në e fundit të Tiranës të cilat i ndau me Eftimin e tij. Por Shqiptarët janë të lutur të kenë durim gjer më 28 Qershor kur Z.Rama të dalë përfundimisht nga politika e shqiptarëve si humbës i madh i zgjedhjeve të ardhëshme


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›