E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama ndal presionin mbi Kolegjin

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj i bëri sërish sot thirrje liderit të opozitës Edi Rama të heqë dorë nga presionet dhe kërcënimet që bën mbi institucionet e vendit.
“Edi Rama ende nuk kupton. Megjithë detyrimin e çdo politikani por edhe thirrjet e përsëritura të komunitetit ndërkombëtar për të respektuar pavarësinë e institucioneve kushtetuese demokratike të Shqipërisë,vendimet e tyre dhe shtetin ligjor,ai vazhdon çdo ditë me presione dhe kërcënime dhe deklaron se nuk njeh vendimet e tyre. Partia Demokratike i qëndron e patundur angazhimit të saj ,që të presë me durim dhe respekt vendimet e institucioneve të pavarura të vendit”, tha Mustafaraj.

Sipas saj, kërcënimet dhe presionet e Ramës ndaj institucioneve dhe Kolegjit Zgjedhor tregojnë qëllimet e vërteta të tij.
“Çdo përpjekje për të përbaltur proçesin dhe shumë më keq edhe për të kërcënuar Kolegjin Zgjedhor, është tërësisht e pavend dhe vetëm se bën të ditura e fakton motivet e vërteta të këtij qëndrimi absurd dhe agresiv”, shtoi zëdhënësja e selisë blu.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›