PD Rama nuk heq dore nga tradita bashkiake vjedhim dhe punojme
Qëllimi i ardhjes në pushtet i Partisë Socialiste ka për qëllim për të vjedhur qytetarët shqiptarë. Ky është qëndrimi i ardhur sot nga Partia Demokratike, ku iu referua pikërisht deklaratës publike të deputetit socialist, Eduart Shalsi. Kështu, përmes zëdhënëses së saj, Silvi Bardhi, Partia Demokratike bëri të qartë për opinionin publik se ajo për çfarë po punon lidershipi socialist, është pikërisht vjedhja e qytetarëve dhe vendosja me ligj e 20 %.
“Këto ditë me gojën e nënkryetarit të Partisë Socialiste, të Shalsit të tij, iu deklaroi haptas shqiptarëve se qëllimi i ardhjes së tij në pushtet nuk ishte tjetër veçse për të vjedhur, natyrisht si ç'pohoi ai, për të vjedhur jo haptas por me lezet. Pra ai pohoi edhe një herë atë që zoti Rama dhe bashkëpuntorët e tij në krye të Bashkisë pohonin më parë se: “Ne vjedhim dhe punojmë”. Me këtë pohim nëpërmjet Shalsit të tij, z. Rama dëshmon atë që thotë populli: Ujku qimen ndërron por zakonin nuk e harron. Ai haptas iu pohoi shqiptarëve se ligji i tij i parë që do të rivendosë në Shqipëri do të jete ligji i 20 %-it për çdo licencë, leje apo autorizim shtetëror, njëlloj si në vitet e Bashkisë”, vlerësoi Bardhi gjatë fjalës saj.
Sipas saj, me pohimin publik që bëri me Shalsin, Rama konfirmoi se ai e do pushtetin për të vjedhur me lezet, duke dëshmua se i kërkon votat e shqiparëve jo për qytetarët, por për klanet.
“Vetëm dy prej te cilave arkitektit tij të dashur Shkreli dhe drejtorit të tij besnik Eftimi iu besonte 80% të lejeve të ndërtimit apo 100% të reklamave për të ndarë me ta me lezet fondet e buxhetit të shtetit dhe fitimet e tyre. Me deklaratën glamoroze të vjedhjes me lezet, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i fakton biznesit vendas dhe të huaj se zotimet e tij për të anulluar kontratat dhe konçesionet janë detyrimi dhe premtimi i tij solemn para klubit të miliarderëve të kupolës së Partisë Socialiste të cilët derdhin lot për kohën kur rrëmbenin ose blinin me 1/15 e çmimt të tregut, trojet në qendër të Tiranës, kur lejet për pallate 5 katëshe i shndëronin në pallate 35 katëshe brenda natës apo kur me tenderat e pastrimit të qytetit plehrat nuk transportoheshin në Sharrë, por për të mos shpenzuar për transportin mbushnin lumin e Tiranës”, u shpreh Bardhi.
Gjithashtu, PD i bëri me dije Ramës se “po sheh ëndrra me sy hapur, sepse më dt 8 maj të vitit 2011 qytetarët e Tiranës i dhanë përgjigjen e merituar dhe përfundimtare alternativës së tij të vjedhjes me lezet duke e ndyrë atë në arkivin e turpit të Shqipërisë”.