PD: Rama nuk ka guxim të përballet me humbjen, ndaj edhe bën sajesa krizash

Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj qendrimit të Edi Ramës për të mos njohur zgjedhjet. Sipas kësaj force politike Edi Rama nuk ka guximin as të njohë e as të përballet me humbjen ndaj edhe bën deklarata të tilla. Për Partinë Demokratike, Rama jo vetëm që është humbësi i këtyre, jo vetëm që është edhe humbësi i vetëm dhe kryesor i partisë së tij, por është edhe një rrezik për të gjithë vendin. Deri më tani Rama ka reflektuar vetëm kriza, ndaj edhe përbën një rrezik. E nga ana tjetër për ai vijon çdo ditë e më shumë më mundimet e tij për të gënjyer socialistët dhe dhe të gjithë shqiptarët se gjasmë është vjedhur vota e dhënë për të. “U bë ditë që z.Rama me zëdhënësit e tij deklaron se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, pasi dje në Komisionin Qëndror të zgjedhjeve përfaqësuesit e PS deklaruan se komisionerët e tyre dhe vëzhguesit e tyre ndonëse kanë qënë në shumicë në qëndrat e numërimit nuk kanë pasur integritetin dhe nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore, pamvarsisht faktit se kanë vendosur firmat në të gjitha procesverbalet dhe protokollet. Sot sërish Partia Socialiste bëri betimin e përditshëm. PD i bën me dije të gjithë shqiptarëve se Zoti Rama nuk mund të njohë zgjedhjet dhe është i aftë dhe dhe i gatshëm të bëjë cdo gjë tjetër përvec njohjes së tyre sepse kërkon me cdo kusht të mos pajtohet me humbjen, dështimin dhe pasojat e humbjes së këtyre zgjedhjeve. PD i kërkon edhe një herë Z.Rama të lërë shpifjet dhe trillimet ndaj KQZ-së, ndaj veprimtarisë transparente të këtij Komisioni. PD i bën thirrje Znj. Dëshira Subashi, të cilën edhe mazhoranca e ka votuar për të qënë antare e këtij komisioni dhe që në 2007 kjo zonjë votoi kundër numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit dhe në rastin analog në 2009 votoi pro numërimit të votave të Beratit. A do të ishte dakord ajo për numërimin e fletëve të pavlefshme të Lezhës, të Qarkut të Fierit në tërësi apo të Durrësit? Duke patur parasysh që ne Lezhë e në Durrës përqindja e fletëve të pavlefshme është shumë më e lartë se në Berat? PD i konsideron si primitive kërcënimet e Edi Ramës dhe zëdhënësve të tij si dhe urdhrat politik që i jep militantëve të vet në KQZ te cilet ne shkelje te betimit te bere para Kuvendit, veprojne si nje celule e cila nuk njeh ligje dhe procedura. Ne jemi të vendosur të të respektojmë institucionet e ngarkuara për nxjerrjen e rezultateve” thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.
...