E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama nxiti protesten ndaj Fratinit

PD kritikoi me tone te ashpra kryetarin socialist, Edi Rama, te cilin e akuzoi si frymezuesin e protestes se djeshme te otganizates Mjaft, kunder nje ligji per arsimin te qeverise italiane, te konsideruar si racist nga nje pjese e mire e opinionit, pasi i ndan femijet e huaj ne klasa te vecanta.

Protesta u krye perpara Kryeministrise, ne kohen kur ministri i Jashtem Italian Franko Fratini ndodhej aty. Zedhenesi i PD, Gerti Bogdani ne nje deklarate per shtyp tha se, “zoti Rama e beri kete ndaj nje njeriu dhe miku te shquar te shqiptareve, qe solli lajmin e mire per liberalizimin e vizave gjate vitit 2009”.

Zedhenesi i demokrateve akuzoi lidershipin socialist, se nepermjet zedhenesve te tij shprehet kunder integrimit ne NATO dhe ne strukturat europiane.

“PD i kerkon zotit Rama te gjeje forcen dhe kurajon e te pershendese kete akt historik, pasi perfaqeson mijera socialiste qe deshirojne anetaresimin ne Aleance dhe levizjen e lire ne Europe”, perfundon deklarata e PD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›