E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama per imunitetin, gati te shkele kushtetuten

Partia Demokratike akuzoi dje opoziten dhe kreun e saj Edi Rama, se per te kundershtuar heqjen e imunitetit, jane gati te dhunojne kushtetuten dhe te shkelmojne vendimin e Gjykates Kushtetuese. Ne emer te selise blu, zedhenesja e PD-se, Silvi Bardhi, tha se pas bllokimit ne Parlament te heqjes se imunitetit dhe bllokimit te statusit te vendit kandidat per anetar ne Bashkimin Europian, Rama dhe klubi i miliardereve ne krye te Partise Socialiste ndjehen te tmerruar nga vendimi i mazhorances per heqjen e imunitetit nepermjet verdiktit te qytetareve, thirrjes se referendumit popullor. "Ne nje kaos te plote, nje dite ata kerkojne dhe zotohen se do te vendosin Kushtetuten e sundimit te pakices, nje dite tjeter Rama kercenon qytetaret dhe mazhorancen se ai ne kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit e cila nuk lejon kurre referendume per ceshtje territoriale se ai do te kerkoje referendum per kufirin detar te vendit. Me kete deklarate, Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe klubi i miliardereve ne kryesine e Partise Socialiste, provojne se per te kundershtuar heqjen e imunitetit jane gati te dhunojne Kushtetuten e vendit dhe te shkelmojne vendimin e Gjykates Kushtetuese", - u shpreh Bardhi. Sipas saj, ky qendrim kercenues ndaj mbajtjes se referendumit popullor per heqjen e imunitetit arriti kulmin pasi ne perputhje me ligjin Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive publikoi pasurite e deputeteve nga ku rezulton se vetem njeri nga anetaret e kupoles se miliardereve te Partise Socialiste, deputeti Abazi ka deklaruar nje pasuri me mbi 50 milion dollare. "Nga kjo pasuri prej mbi 50 milion dollare vetem ndertime me leje te kryetarit Rama por dhe pa leje fare, jane rreth 7 mije meter katrore, kurse te tjerat, te ardhura nga kompania USLUGA qe perdor imunitetin e Presidentit te saj, zotit Sadri Abazi per fitime perrallore", - vijoi zedhenesja e PD-se. Ne emer te PD-se, ajo tha se asnje kercenim Rames dhe miliardereve te Partise Socialiste nuk do te mund te pengoje verdiktin e qytetareve per nje Shqiperi pa imunitet dhe pa zyrtare qe e perdorin ate si mburoje per pasurim te paligjshem si dhe per te fshehur origjinen e ketyre pasurive nga trafiqet kriminale, fshehja e taksave, kontrabanda, lejet e paligjshme te ndertimit dhe grabitja e trojeve dhe tokave publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›