Part-time, kuotat e paplotesuara do te rishperndahen Sonila Isaku
Do te jene vete universitetet ato qe do te vendosin per kriteret dhe kushtet e ndjekjes se studimeve me kohe te pjesshme, te cilat do t'i bejne publike menjehere pas perfundimit te studimeve me kohe te plote. Kryesisht, do te jene te favorizuar te gjithe ata kandidate qe kane dhene provimet e Matures Shteterore dhe plotesojne nje sere kushtesh, duke filluar nga mesatarja e me pas tek notat e ketyre provimeve. Sipas vendimit te qeverise, kuotat per part-time do te rishperndahen, qe do te thote se do te perfitojne nga keto kuota, te gjithe ata studente qe ndodhen poshte vijes se fituesve te fazes se pare. Te drejtat e studimit per korrespondencen nuk do te digjen, por do t'i jepen kandidateve qe ndodhen me me pak pike, por qe kane aplikuar, deri ne plotesimin e tyre perfundimtar. Jane mbi 10 mije te drejta studimi per sistemin part-time dhe ne distance. "Rishperndarja e kuotave te paplotesuara kryhet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, duke marre parasysh edhe kerkesat e institucioneve publike te arsimit te larte", - thuhet ne vendimin e Keshillit te Ministrave. Nga ky vendim perfitojne edhe personat qe nuk shikojne, te perndjekurit politike, ballkano-egjiptianet, por per te gjithe keta kandidate, shoqatat respektive duhet te leshojne vertetimin e tyre, te nevojshem si pjese e procedurave per aplikim. Per sa i takon tarifave te shkollimit qe duhet te paguaje secili nga kandidatet, propozimet e universiteteve jane per kosto me te larte, por vendimin per aprovimin e ketyre sugjerimeve, do ta marre Keshilli i Ministrave, pas dorezimit te draftit perfundimtar te Ministrise se Arsimit dhe te Shkences. Per sistemin e korrespondences, pavaresisht favorizimit te kandidateve qe moren pjese ne Maturen Shteterore, kane te drejte te aplikojne edhe te tjere qe nuk kane mundur dot te fitojne nje te drejte studimi, viteve te kaluara. Cdo shtetas shqiptar, i cili ka perfunduar shkollen e mesme dhe zoteron diplome te Matures Shteterore, deftese pjekurie apo cdo diplome tjeter studimi, te fituar brenda ose jashte vendit, te barasvlershme me te, ka te drejte te aplikoje per te studiuar ne sistemin e korrespondences. Kete vit u miratuan 6% me shume kuota te sistemit me kohe te pjesshme, ose e thene ndryshe, rreth 700 kuota me shume ne krahasim me vitin e kaluar. Kryesisht, ato i perkasin universiteteve te sporteve por edhe universiteteve te rretheve ne gjithe vendin.