E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranes arreston vrasesin e Fatbardha Tafes

Arrestohet vrasësi i Fatbadha Tafës. Policia bëri të ditur se autori i vrasjes te ish-Fusha e Aviacionit është Aldo Hoxha, 20 vjeç. Në këtë ngjarje të rëndë mbeti e plagosur dhe Lumturie Gjana, motër e viktimës. Për disa ditë me rradhë, që prej të martës, kur dhe ndodhi vrasja, policia vijoi në mënyrë intensive hetimet duke ardhur në disa prova të pakontestueshme shkencore që e identifikuan 20 vjeçarin si autor të krimi. Autori pak muaj më parë ka dalë nga burgu i dënuar për një tjetër ngjarje të dhunshme. Autori Aldo Hoxha 20 vjeç në pranga në bazë të tre provave të pakontestushmem, një fije floku, era e djersës së tij në trupin e kufomës dhe njolla e gjakut në kapelen e Hoxhës. 
Fatbardha Tafa, emigrante me familjen në Itali kishte ardhur për të kaluar pushimet verore tek të afërmit në Tiranë dhe Hardhishtë të Durrësit.
Mbrëmjen e të martës ajo me djalin, motrën dhe fëmijët e kasaj kishin shkuar te lulishtja tek ish fusha aviacionit në Tiranë.
Në kthim ato janë sulmuar nga dy grabitës me motor të cilët donin t’i merrnin varësen nga qafa Fatbardhës. Dy motrat kanë bërë rezistencë dhe për pasojë janë sulmuar me thikë nga njëri prej grabitësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›