Moti i keq, nuk nisen tragetet nga Brindizi drejt Vlorës
VLORË- Tre tragetet që përshkojnë linjën detare Brindisi-Vlorë, nuk u nisën nga porti italian, mëngjesin e sotëm, për shkak të përkeqësimit të papritur të kushteve atmosferike. Burime nga kapiteneria e portit të Vlorës, bëjnë të ditur se, "era e fortë dhe valëzimi deri në 6-7 ballë në det të hapur, i penguan mjetet të kryenin një lundrim normal në oraret e përcaktuara.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që tragetet të nisen në orët në vazhdim, për të mbërritur në portin e Vlorës, gjatë pasdites.
Aktualisht, në gjirin detar të Vlorës, era ka një shpejtësi prej 10-11 m/sek.
Ndërkaq kushtet atmosferike në gjirin detar të Vlorës gjatë gjithë ditës së sotme parashikohen të jenë të paqëndrueshme. Presioni atmosferik në zbritje do të ndikojë për një mot të paqëndrueshëm dhe me vranësira të ndërrueshme.
(e.n/BalkanWeb)