Peticion online kundër marrëveshjes së kufijve
TIRANE- Peticion kundër miratimit të marrëveshjes së kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Prej disa kohësh është hedhur në internet një peticion, ku qytetarët mund të shprehen kundër nismës së fundit ligjore të qeverisë për të ligjëruar në Kuvend marrëveshjen e re me Greqinë.
Peticioni është publikuar në faqen e internetit ëëë.gopetition.com/ dhe është aktiv në 75 vende të botës. Në të ka një formular, ku çdokush mund të shënojë të dhënat on-line, nëse është kundër ratifikimit në parlament të marrëveshjes detare me Greqinë.
Peticioni i drejtohet krerëve më të lartë të shtetit shqiptar si, Presidentit të Republikës, Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha, kryetares së Kuvendit dhe kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, bazuar në nenin 48 të Kushtetutës dhe nenin 11 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Përmes këtij peticioni, çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë mund t’i thotë ‘Jo’ marrëveshjes aq të kundërshtuar nga specialistë dhe ish- ushtarakë nën pretendimin se cënohet sovraniteti i vendit. Deri dje në mbrëmje numri i nënshkruesve të këtij peticioni ishte 3191 vetë.
Ndërkaq Gazeta Shqiptare dhe Neës24 në investigimet e tyre për cështjen e kufirit detar me Greqinë kane mundur të mësojnë se Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori ka qenë këshilltar i jashtëm i grupit të ekspertëve shqiptarë që negociuan me palën greke marrëveshjen e kufirit detar.
Kjo veprimtari e tij bie ndesh me ligjin themeltar të shtetit dhe atë për konfliktin e interesit, pasi kjo ceshtje po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese pas ankimimit të Partisë Socialiste.
Pra, ai duhet të votojë mbi produktin që ka nxjerrë vetë së bashku me 11 ekspertët e ngarkuar zyrtarisht për këtë qëllim. Dhe, në fakt ai ka votuar kundër marrjes në shqyrtim të kërkesës ankimore të Partisë Socialiste, dhe gjithashtu kundër pezullimit të procedurave të ratifikimit të saj në Parlament.
(e.n/BalkanWeb)