PD: Rama po përpiqet të përbaltë zgjedhjet
TIRANE- Edi Rama po përpiqet të përbaltë procesin më transparent në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Ky ishte reagimi i Partisë Demokratike, ndaj deklaratës së PS-së, ku kryeministri Sali Berisha dhe kreu i KQZ-së, Arben Ristani akuzoheshin për maskaradë elektorale.
Zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj në një deklaratë për mediat u shpreh se PD do ta pranojë rezultatin dhe do të presë derisa i gjithë procesi të përfundojë.
Këto zgjedhje, sipas saj, kanë qenë zgjedhjet më të lira, të ndershmë dhe më transparentet në histori.
Sipas Mustafaraj, e vetmja maskaradë në këtë proces është, mos dhënia e një përgjigje nga Rama, se pse ai nuk donte që të dëgjohej zëri i çdo qytetari.