E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama e nis qeverisjen me imitimin e Jorgos - u thotë hapur shqiptarëve “Jam Papandreu juaj”

13-09-2013 / Gazeta 55

Një vështrim i lirë i paraqitjes së Edi Ramës në kuvendin e Shqipërisë mund të konstatohej ngjashmërinë  e madhe me ish-kryeministrin grek, Jorgos Papandreu. Thinjat e flokëve afër zeros dhe veshja me kostum blu plus kollarja ngjyrë mavi e Edi Ramës është e njëjtë me imazhin e njohur të Papandreut në parlamentin grek. Në deklaratat e Pasurisë Edi Rama dhe Jorgos Papandreu deklarojnë shuma modeste në llogaritë e tyre publike. Edi Rama deklaron 3 mijë euro në bankë, paçka se vishet me rrobat përtej kësaj shifre çdo ditë. Ndërsa Jorgos Papandreu vishet mirë me gjysmë miliarda dollarë të mamasë së tij, që akuzohet dhe po hetohet për evazion fiskal në Greqi. Padyshim ngjashmëritë e Edi Ramës janë të njohura dhe kjo për faktin që kryeministri në ardhje socialist i vendit mundohet të kopjojë ish-kreun e PASOK.  Është e stërthënë që kryeministri në ardhje Edi Rama ka si model jo vetëm ideologjik por edhe politik, Jorgos Papandreun. Edi Rama ngjason shumë me Jorgos Papandreu në zbatimin e praktikës së përjashtimit të kundërshtarëve nga partia. Ish-kryetari i PASOK-ut Jorgos Papandreu pati përjashtuar nga radhët e grupit parlamentar ish-kryetarin dhe ish-kryeministër i Greqisë në periudhën 1996-2004 Kostas Simitis. Edhe me Partinë Socialiste në Shqipëri ndodhi e njëjta gjë.  Edi Rama sapo mori në duar frerët e PS-së filloi të ndjekë një pratikë të përjashtimit të mendimit ndryshe, duke filluar nga themeluesi i PS dhe disa herë kryeministër të Shqipërisë, Fatos Nano apo Kastriot Islami. Në zgjedhjet parlamentare të 2009, kreu i Partisë Socialiste propozoi një listë antiNano domethënë një listë të pastër nga të ashtuquajturit mbështetës të flaktë të Nanos. Ndërsa në zgjedhjet e 2013, kreu i PS “revolucionarizojë” sërish listën duke hequr të pabindurit dhe ata që mendojnë ndryshe. Madje duke formuar një qeveri pa lidhje politike a vijueshmërie me historinë e PS. 12 ministra e rinjt të kabinetit të tij kanë hyrë në politikë në 2005 dhe kryesisht prej longa-manus të Edi Ramës. Me këtë logjikë përjashtuese Edi Rama ka rrezikuar shumë. Ai ka  larguar eksperiencën politike e ekonomike nga Partia dhe nga qeverie e re duke futur  elementin e “servilizimit” në kabinet.  Sidoqoftë edhe modeli i kryeministrit Rama për heqjen e taksave ose politikën fiskale ka si shembull modelin Papandreu të sjelljes me biznesin, ku kultura e evazionit fiskal domethënë të mospagesës së detyrimeve dhe borxheve ka arritur majat stratosferike. Ky është modeli fiskal i instaluar prej qeverive greke, sidomos atyre të PASOK-ut të Jorgos Papandreu që kanë shkaktuar kolapsin  e sistemit ekonomik të vendit fqinj. Këto modele janë propozuar edhe në Shqipëri nga vetë Papandreu, i cili mbështeste Edi Ramën në kandidaturën e tij për kryeministër.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›